Si duhet zbatuar marrëveshja detare Shqipëri-Greqi

Ornela

Nga Beqir Gërbi*

Së pari; -Republika e Shqipërisë në vitin 2003, ratifikoi Konventën UNCLOS-82 duke u bërë shteti-143 palë, ndërsa Republika e Greqisë e ka ratifikuar më 1995, duke u bërë shteti-78 palë. Meqenëse të dyja shtetet janë palë në konventën detare UNCLOS-82, nënkuptohet se në delimitimin e hapësirave ujore detare do t’i referohen konventës detare UNCLOS-82. Të gjitha shtetet që e kanë ratifikuar konventën detare UNCLOS-82 e konsiderojne atë si “Kushtetuta e së Drejtës së Detit”.

Theksoj se një prej arritjeve më të rëndësishme të UNCLOS-82, konsiderohet sanksionimi ligjor që i bëhet themelimit të Autoritetit ndërkombëtar mbi shtratin Oqeanik si dhe, formimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtës së Detit (GJNDD), e cila trajton konfliktet ligjore që rrjedhin nga zbatimi i dispozitave ligjore të UNCLOS-82.

GJNDD u krijua në vitin-1982, me qendër në qytetin Hamburg-Gjermani dhe filloi aktivitetin në tetor të vitit 1996.

Para miratimit të konventës detare UNCLOS-82,ekzistonin një shumëllojshmëri praktikash dhe normash zakonore të detit për delimitimin e hapësirave ujore detare.

Me hyrjen në fuqi të konventës detare UNCLOS-82, u krijua një regjim i Ri dhe i plotë juridik mbi detet e oqeanet, i cili përshtat dhe pajton interesa të ndryshme të shteteve. Shumë shtete bregdetare nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta ose me ndërmjetësues, filluan t’i korigjojnë marrëveshjet e mëparshme, duke u bazuar në dispozitat ligjore e normat e konventës detare UNCLOS-82. Kur dy shtetet bregdetare nuk bien dakord për një marrëveshje të Re, atëherë shteti bregdetar i ankimuar, gëzon të drejtën për ta çuar kërkesën në Gjykatën Ndërkombëtare të së Drejtës së Detit (GJNDD). Vendimi i GJNDD është i detyrueshëm për zbatim nga të dyja shtetet bregdetare.

Në konventën detare saktësohet se: shteti bregdetar gëzon sovranitet të plotë mbi Ujërat e Brendshme Detare; Detin Territorial (ose Ujërat Territoriale) dhe mbi Shelfin Kontinental. E nënvizova këtë pasi nga botues të ndryshëm, biles edhe me grada shkencore, sovranitetin e shtetit bregdetar e shtrijnë edhe mbi Zonën Ekonomike Ekskluzive (ZEE). Konventa detare UNCLOS-82, jo vetem nuk i jep sovranitet shtetit bregdetar mbi ZEE por përcakton se: “Hapësira ujore detare përtej Ujërave Territoriale të shtetit bregdetar, janë ujërat ndërkombëtare ku, zbatohet parimi i lundrimit të lirë.

Konventa detare saktëson se:
-Ujërat e Brendshme detare (UBD): Hapësira ujore detare qe shtrihet nga vija bazë në drejtim të bregdetit (tokës),formojnë ujërat e brendshme detar ose detin e brendshëm. Shteti, gëzon sovranitet të plotë mbi ujërat e brendshme detare (Fund-detin; hapësiren ujore detare; hapësirën ajrore). Hyrja e anijeve të huaja (avioneve) në ujërat e brendshme detare, bëhet me lejen e shtetit bregdetar.(fig.1)
-Ujërat Territoriale (UT): Hapësira ujore detare që shtrihet nga vija bazë në drejtim të detit të hapur, formojnë ujërat territoriale ose detin territorial. Shteti, gëzon sovranitet mbi ujërat territoriale.(Fund-detin; Hapësiren ujore detare; Hapësirën ajrore). Anijet e huaja dhe ato luftarake (nëndetëset në gjendje të mbiujshme) dhe avionet, lejohen të lundrojnë (fluturojnë) në ujërat territoriale sipas parimit: “Në rrugën më të shkurter dhe sa më shpejt”, duke zbatuar kërkesat e kalimit paqësor të përcaktuar në konventën detare. Gjeresia e ujerave territoriale 12 milje detare.(neni-3)(fig.1)

-Shelfi Kontinental (SHK): I një shteti bregdetar përfshin fundin e detit dhe nënburimet e zonës nënujore që shtrihet përtej detit të tij territorial, nëpërmjet një zgjatimi natyral të territorit të tij tokësor në qoshen e jashtme të kornizës kontinentale ose në një distancë prej 200 milje detare nga vija bazë nga të cilat matet gjerësia e detit territorial, kur qoshja e jashtme e kornizës kontinentale nuk shtrihet deri në këtë distancë. Shteti bregdetar, gëzon sovranitet mbi fund-detin dhe nënburimet e zonës nënujore.

Të tria këto nocione maten nga Vija Bazë. Nisur nga sovraniteti i shtetit bregdetar mbi këto nocione, e cila është e ndryshme, shtrirja e tyre bëhet në rrafshin horizontal: Ujërat e brendshme detare;Ujërat territoriale dhe shelfi kontinental. Nga disa komentues, shtrirjen e tyre e bëjnë në mënyrë vertikale.
-Vija bazë: Është vija e drejtë që bashkon kepat më të dale të bregdetit. Vija bazë është normale ose e rregullt, kur i bashkon dy kepat më të dalë të bregdetit, në kohën e zbaticës. Meqenëse, harta detare që përdorin detarët për lundrim, paraqet situatën bregdetare në kohë të zbaticës, konventa detare rekomandon që në delimitimin e hapësirave ujore detare të përdoret harta detare të shkallës 1:50000-1:200000. Psh. Për shtetin shqiptar, vija bazë është vija e drejtë që bashkon: kepi lindor l.Buna-ish.Shën-Jozef-k.Rodonit-k.Palit-k.Lagjit-k.Seman-k.Vjosa-k.Sazanit-k.Gjuhëzës…Hapësira ujore detare që shtrihet, nga vija bazë në drejtim të tokës, janë ujërat e brendshme detare.

Gjatësia e vijës bazë sipas konventës, nuk duhet të jetë më e madhe se 24 milje detare. (1 milje=1852 metra). Secila vijë bazë e bregdetit tonë është më pak se 24 milje detare. Kur vija bazë është më e madhe se 24 milje, atëherë vija bazë ndërtohet brenda këtij gjiri. (neni-7).

Hapësira ujore detare që shtrihet nga vija bazë në drejtim të detit të hapur, janë ujërat territoriale.Gjerësia e ujërave territoriale 12 milje detare.(neni-3).

Fund-deti i hapësires ujore detare, e përcaktuar me metodën e baraslargësisë nga kepat e bregdetit të shteteve përballë ose përbri, përtej ujërave territoriale, është shelfi kontinental.(neni-76)(fig.1).

*Botuar sot në DITA. Beqir Gërbi është shef i shtabit të flotës detare të Shqipërisë (1981-1990) dhe kryetar i komisionit për përcaktimin e vijës së Shelfit Kontinental Shqipëri-Itali (1982-1990)

Share This Article
19 Comments
  • gjë e bukur kur e shkruajnë profesionistët!
    bile më e bukur është se ata e shkruajnë në një organ informativ masiv dhe shkruajnë për veten e tyre!!
    bile dhe paraqitjet grafike i bëjnë si për vete!
    përfundimi!?
    ska “polic” që e kupton!
    o debila të shtypit,thuajini këtyre idiotëve me shkollë se duhet ti shpjegojnë për masën e popullsisë!!
    thuajini këtyre se nëse shkruajnë kështu,nëse “shpjegojnë”kështu,më mirë të mos harrxhojnë kohë!!ne,masa,e dimë se ata i dinë gjërat e tyre dhe ska nevojë të na bindin se i dinë!për të na bindur duhet të ulen në nivelin tonë!një person që nuk është në gjëndje ti shpjegojë një njeriu me nivel më të paktë diturish,në një fushë të caktuar,ai është një budalla i arsimuar!!
    thjeshtë një PAPAGALL!
    ps:nuk e kuptoj përse është kjo fotografi në këtë artikull!ky është një artikull që jep informacion të përgjithshëm dhe jo një informacion për bisedimet shqiptaro greke!?
    apo shqipëri hesapi!!me dashje pa dashje bëjmë një sugjestion,një larje truri për bagëtinë!?

    • Per ty or antiçensure:Beqir Gerbi nuk shkruan per ty e nuk te bene thirrje ty e shpures tende por komisionit qe ka ngritur qeveria per te pergatitur materialet per kundervenie te pales Greke e tradhetareve te ketij vendi qe per interesa pushteti e agjenturash i flalen Greqise pjese nga trualli Shqipetar!Beqiri e ka sqaruar shume qarte e thjeshte te argumentuar per ti thene stop kesaj tragjedie te “sharlatanit dixhital”,por gabon kur nuk kupton se nje pale e trete eshte protagoniste e ketij ndryhimi kufijsh pasi behet fjale per nje zone me burime te medha nafte e gazi e ku gjeneralet e lojrave te fatit qe zbarkuan para do kohesh duan qe siç kane bere tere jeten te rrjepin edhe pasuite e kesaj toke te vetshpallur koloni!Ndaj edhe ngerçi eshte imadh per qeverite qe vijne pasi perpara u del nje nyje qe iua bllokon te gjithe bisedimet e ketyre marrveshjeve!Sot Shqiperia nuk ka nevoje per harta kufinjsh por per burra qe iua ka rrembyer kuçedra me grin karter,ndaj edhe ky problem zvaritet pa fund fale dhe dinakerise Greke qe buthet i kane ne Greqi e koken pertej oqeanit Atlantik!Fatkeqesi z.Gerbi per kete vend!Ndersa per ty or Antiçensure do te te emertoja ANTISHURRE pasi te shkon e te pershtatet me shume!

      • o qen
        po përse nxehesh o i vrarë??
        po nuk të shava gjë nga robt e shpis,mër ti!
        ti po thua se këtë gërbi e paska shkruar për qeverinë dhe jo për ne trutharët!?
        pë përse mor hajvan duhet botuar në një organ ku lexojnë vetëm trutharët??
        o qeni i xhaxhit,i njohur shkrimi tënd,në fakt nuk është një palë e tretë,por dhe një e katërt e e pestë!!bile dhe alienët kanë një gisht aty(në fakt ata vetëm një gisht kanë,kështu që mund të themi kanë dorë)!!
        si është problami tënd??tymos ndonjë gjë apo harron ilaçet??
        apo të dyyja së bashku,i fut një tyme dhe harron ilaçet pastaj??
        shko mor shkërdhat!

        • Ike moree idjot , me ate anticensuren tende , se nuk ke mend per vete e jo te nxitosh per te dhene mend edhe specialisteve te te gjitha fushave ! Thjesht , ke qene dhe mbetesh nje felliqesire ne duart e sherbimeve te huaja !

          • o hale, E tille je , sa here qe hap gojen
            po si nuk the një herë një gjë të saktë mor të shtofsha robt!!
            mos ke punuar në KQ më parë??
            më dukesh sikur me pas qënë pjellë e fatos qorrit!!
            ai fliste e fliste e s’thoshte asgjë!!

    • Duhet qe redaksia te filtroje kete kategori ofendimesh. Luria e shprehjes nuk eshte te ofendosh. Zoteria ne fjale eshte profesionist me nje eksperience te gjate dhe fatkeqsisht nuk mund te shprehet ndryshe. Zoti Gerbi ka nje eksperience ne ceshtjen e delimitimit te ujrave dhe shprehet per profesionistet juristet dhe ekspertet apo te te gjithe institucioneve te interesuara. Ceshtja eshte teknike dhe i duhet te shprehet teknikisht. Ne rast se nuk ke formimin e duhur ky eshte problemi juaj dhe jo i tij apo publikut.

      • dhe një herë për ty o deto!!
        kjo është një gazetë për masat dhe jo një revistë profesionale!!
        kështu si është shprehur gërbi!?
        duhet të ishte në një revistë profesionale që ka për temë matjet topografike!!
        në atë revistë asqë e marr mundimin që të hyj!sepse nuk jam në gjëndje ta kuptoj!!
        dha shëmbullin e houking!!ai kur e mbron tezën e tij përpara oponentëve shkruan “kilometra”llogaritje matematike!shkrim “alienësh” për ne nerzit normalë!
        por kur ai shkruan për ne!?
        zbret nga “olimpi” i tij profesional dhe përshtatet me nivelin tonë “profan” në atë fushë!!
        dhe këshut ne kuptojmë se çfarë ka dashur të thotë,se çka zbuluar,formuluar!!
        deto i zgjuari i ditur!!
        zbret në nivelin e të zgjuarit profen!shumë lehtë!
        zbret dhe në nivelin e njeriut normal!me më shumë vështirësi!!
        ai që nuk arrin të shpjegojë një teoremë një fëmije,e di kush është??
        PAPAGALLI!!
        NË SHKRIMIN E DYTË”Si u shit deti shqiptar, gabimi me ishujt, ku u shkel Konventa Detare” gërbi ka zbritur deri diku në një nivel më të ulët!ai ka pasur më shumë sukses në shpjegimin që i ka bërë!!
        deto
        kam asistuar në një shpjegim për teorinë e kaosit!dy persona përballë njëri tjetrit!
        një, fillozof dhe një çmin nobel,dhe pjesë e grupit që ka punuar për terorinë e kaosit!
        i pari kishte njohuri të shumta,i parapregatitur,por kur i drejtonte pyetjet nobelistit,ai i thoshte:pak a shumë kështu,por jo tamam!!
        dhe pastaj fillonte dhe e shpjegonte sikur “të fliste me një fëmijë 2 vjeç”(shprehje e përdorur nga denzel uashington në filmin “operacioni pelikan”,me xhulia roberts),pra ai zbriste në nivelin e bashkbiseduesit!!
        kur e shpjegonte ai “si për një 2 vjeçar”, ajo teori e komplikuar,këthehej në një teori aq të thjeshtë sa ishte e vështirë të mos e kuptoje!!
        kështu det!!
        ti bën gabim që shkruan për të mbrojtur një gjë të cilën nuk e kupton!!
        unë nuk e kuptoj njëlloj si ti,por të paktën e kundërshtoj shpjegimin e pa përshtatrshëm të saj në këtë organ shtypi!!
        mua nuk më mjafton të shoh emrin e gërbit për të vënë firmën symbyllasi në atë që shkruan ai!!
        duhet ta kuptoj në fillim dhe pastaj veproj!!
        det
        shumë na kanë tradhëtuar deri më sot!!e kam të vështirë tu besoj symbyllasi!!
        ti bëj çtë duash,por unë nuk “firmos dënimin tim me vdekje”,duke u bazuar vetëm në emrin e gjqtarit!!

  • antiçensure , ne pergjithesi ti nuk shkruan keq por ai specialist eshte…nuk behet populli specialist pa studiuar. Si ti thuash nje matematikani bie fjala ne paris te ta shpjegoje me fjale te thjeshta nje teoreme 😉

    • lek
      bëhet!dhe shumë kollaj!!
      njeriu i zgjuar mund të zbresë në nivelin e më pak të zgjuarit,budallai e ke të pamundur të ngrihet në nivelin e të zgjuarit!!
      pra nëse nuk je vetëm i arsimuar,ti mund të zbresësh në nivelin e atyre që nuk njohin profesionin tënd!!
      a thu se stiven houkings tërë teoritë e tij i ka vërtetuar me DVDtë që shohim ne dhe para shkenctarëve të nivelit të tij??
      nuk ma merr mëndja!!
      me ta përdorte formula e numra matematikorë,të pakutueshëm nga ne,profanët!
      kurse me ne i thjeshtësonte pa na i mbushur kokën me numra e shënja!
      vet personalisht kam eksperiencë me njerëz të tillë,disa,që ta shpjegojnë gjënë e tyre me nivelin tënd!!
      matematikani,pra, profesionistët shkruajnë në “shtypin” e tyre dhe jo në medjet e publikimit masiv!!
      sepse është thjeshtë humbje kohe dhe materiali!askush nuk i kupton!!

      para disa kohësh ishte një paraqitje e sky grek!i gjithi i animuar,me shpjegime të qarta e kështu me rradhë!përse gërku e bëka për gëkrun kurse shqiptari jo??
      më duket se gërku se tradhëton gërkun!
      shqiptari??
      vetëm tradhëti po shohim nga mëngjezi në mëngjez!!
      aq e madhe dhe e zgjatur është tradhëtia,s dita 24 orshe nuk i del!!
      tradhëtia shqiptare e ka ditën 25 orë!!

      • Z.”Anticens…” , ose duhet te jesh teper i trashe , qe nuk kuptoke shkrimin e bere lopka-lopka nga eksperti perkates , ose je teper-teper i ndyre , ashtu siç del , gati ne te gjitha komentet e tua , me pretendime pompoze , sikurse kerkon te duket mbi te gjithe , nje fare “Inteloleshi” … ! ! !
        Problemi real dhe teper shqetesues , qe duhet ngritur ketu , eshte qe perse nuk caktohen eksperte te tille ne komisionin perkates me Greqine , por shmangen , pa asnje shpejgim e trasparence , si z. Myslim Pashaj , Artur Meçollari dhe , zoteria i nderuar , qe shkruan sot ketu , oficeri i larte i marines , Beqir Gërbi ! ! !

        • po e filloj dhe unë si ti e po e vazhdoj si për vete!!
          Popo= bythë italisht!
          shkrimin”lopka-lopka nga eksperti perkates”nuk e kuptova sepse nuk jam i asaj dege që është eksperti përkatës!!prandaj dhe shkruajta!!
          tashti për atë që vazhdon më poshtë”perse nuk caktohen eksperte te tille ne komisionin perkates”(nuk ke qënë i detyruar të lexosh shkrimet e mija)e kam thënë me kohë dhe,unë personalisht,duke e ditur se çfarë kam thënë!?nuk më duket e arsyshme të ripërsëris vetveten në çdo shkrim!!aq më pak ti mbush mëdjen ndonjë popo-je si ti!!
          unë në këtë shkrim nuk fola për komisionin por thjeshtë për sqarimet tepër profesionale që na jep eksperti!sqarime që do të ishin të denja për një revistë shkencore për topografët,por aspak të përshtatshme për një gazetë të shtypit të përditshëm masiv!!
          ky ishte mednimi tim dhe jo prodhët e mëdha të dalë nga Popo-ja tënde!!

  • Ku shprehet ne Konventen e 82 “Zona e lire ekonomike”?
    Ky eshte interpretim i Gerbit.
    Shqiptaret qe permend Gerbi, ata profesoret qe nuk dine se cthone sipas Gerbit, ata thone qe Zona eksluzive ..shtrihet ne ujerat e Shelfit Continental.
    Tani kyci i problemit eshte qe keto mareveshje dhe ujerat jane ndare dhe percaktuar qe me kete Konvente, dhe nuk ka patur asnje problem deri ne momentin qe Berisha hoqi kufirin nga ujerat detare.
    Tjetra..jam plotesisht dakort me anticensuren.
    Nuk mund te dali Gerbi e te lexoje nenet si papagall.
    Te dali e te sqaroje me nje tip harte ose animacion te kuptueshem per te gjithe.
    Ky lloj debati ka vite qe behet ne kete menyre. Njehere del Gerbi na paraqet pikpamjet e tij me ca spjegime absurde. Pastaj del Krisafi, nderton dhe ai ca viza, kepi aty matet me vijen ketu..dhe del andej.
    Pastaj del Myslymi dhe na spjegon dhe ai disa viza te tjera.
    A eshte ngritur gryp pune nga qeveria?
    Bejeni me animacion spjegimin.
    Le te kontribojne te gjuthe ata qe e kane idene e hartes territoriale.
    Te perfshihen oficeret e kufirit te asaj kohe.
    Kudret Cela dhe gjithe ishzbatuesit e ligjit ne ate kohe per kufirin detar.
    Keta cunat e rinj qe keni marre sa per numer ne ekipin e Bushatit hiqini, merni ndonje qe di te beje animacionet. Per ate duhen te rinjte dhe jo per pordhe publicitare.
    Derisa qeveria nuk ka asnje angazhim te tille serioz per te sqaruar publikun atehere mareveshja eshte e piset.
    As Meta dhe as Gjykats Kushtetuese nuk duhet te luajne me kufijte.
    Ka ndonje te mencur ketu qe thote se nuk jemi inteligjente te kuptojme, ati i them qe nuk ka budallenj qe nuk i kupton pazaret e Ramiut.
    Shet toka te te huajt, shet Shqiperine te varrezat greke..zgjeron zonat minoritare, ben pazare per kufijte e Kosoves, Teleserbia etj..te gjutga keto jane tregues te pakundershtyeshem qe deti eshte pazar i piset.
    Perndryshe nuk do rrinte di skuth pas Bushatit dhe nxjerr llafolloget ti mbushin mendjen miletit.
    Kjo rradakja ime thote qe :Pse kufiri i 82, apo 82, apo 95 nuk u komtestua asnjehere?
    Pse Greket nuk i ishin drejtuar autoritetit nderkombetar me pare?

    • mirel
      mileti,”Perndryshe nuk do rrinte di skuth pas Bushatit dhe nxjerr llafolloget ti mbushin mendjen miletit.”,nuk ka nevojë për bushatin!!
      mileti,shumica hanë mut vetë,pra i mbushin mëndjen vetes,sepse kanë lindur me idenë se dashi dhe koqet e tij kanë të drejtë!!se dashi i kopesë nuk të udhëheq në rrugë të gabuar!!
      harrojnë të shkretët se kur çohet kopeja në kasapanë!?
      prapë dashi është ai që i prin!!
      për fat të mirë,bagëti të tilla janë të lumtur dhe kur ju kalon thika e kasapit në fyt!!
      mendojnë se prapë dashi ka pasur të drejtë!!
      se dashi i ka udhëhequr në rrugën e duhur!
      fatkeqsia është se dashi,përdoret për të udhëhequr kopenë e radhës!pra kursehet gjithnjë!!
      ps:dhe ne themi se si ka mundësi të ketë pasur ballabanër,esatër në historinë e shqipërisë!?
      thjeshtë!!shumë thjeshtë,ballabanizmin,esadizmin e kemi në gjak!!

  • Te lumte o Beqir Gerbi, se na cau “zalloten” me nder “koloneli” Pashaj. Eshte bere i padurueshem, do te jape mend me shume se c’ka, vetem teorira. Ia krehen shume bishtin, ishte dhe eshte asgje me shume se nje hartograf qe i ka hyre vehtja ne qef.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *