Serbia “kujdeset për veten” me marrëveshjen e tregtisë së lirë me Unionin Ekonomik Euroaziatik

Edona Llukacaj

Pavarësisht paralajmërimeve të Bashkimit Europian, Serbia do nënshkruajë një marrëveshje për tregtinë e lirë me Unionin Ekonomik Euroaziatik, të udhëhequr nga Rusia.

Marrëveshja do të nënshkruhet gjatë vizitës së kryeministres serbe, Ana Brnabic në Moskë, te premten e 25 tetorit.. Kjo marrëveshje, sipas ministrisë serbe të tregtisë do të bëjë të mundur që 95.5% të produkteve serbe të eksportohen në këtë rajon pa taksa doganore.

Edhe pse Serbia aspiron të anëtarësohet në BE, ajo ka mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë, që vëzhguesit thonë se shfrytëzon unionin ekonomik euroaziatik për të rritur ndikimin e saj në republikat e ish Bashkimin Sovjetik dhe për të kundërështuar BE dhe NATO-n.

Ekspertët thonë se për Rusinë, kjo marrëveshje është më e rëndësishme në aspektin simbolik se sa në atë ekonomik.

Javën e kaluar, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, tha se BE po monitoron nga afër negociatat dhe se nga Serbia pritet të vendoset në një linjë me politikat e përbashkëta të BE.

Në Serbi është angazhuar shumë edhe Kina, që në kuadër të nismës së saj “një brez një rrugë” po vë në jetë një sërë projektesh në vend. Zhvillimi më i fundit, ishte mbërritja në Beograd e një treni kinez mallrash, i nisur një muaj më parë, për të inauguruar linjën e re hekurudhore për trena të këtij lloji mes Kinës e Serbisë.

“Kompanitë kineze janë aktive në ndërtimin e të gjitha pjesëve të shtetit tonë”, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçic, në ceremoninë hapëse të stacionit të trenit, Beogradi i Ri.

E pikërisht këtij ndikimi në rritje ruso-kinez, që ndoshta më shumë se në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor po shfaqet në Serbi, i druhen një numër ekspertësh, vecanërisht pas mos’hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në samitin e liderëve, javën e kaluar.

Në fakt, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç teksa komentonte mosçeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një intervistë për Financial Times u shpreh se ky vendim praktikisht mbështet politikën për afrimin me Rusinë.

Ai deklaroi:  Vendimi i BE për t’ia të mbajtur të mbyllura dyert e tij dy vendeve të Ballkanit, faktikisht e ka bërë rajonin të kuptojë se nuk mund të mbështetet vetëm tek fqinjët e saj perëndimorë”, duke shtuar se “ne duhet të kujdesemi për veten”.

e.ll./dita

Share This Article
4 Comments
  • Ketu kane te drejte serbet..inat i kemi po jepu hakun…gjithsekush e di vete ku i “pikon” shtepia dhe ka te drejte ta “riparoj” si dhe me ke te doje…..jo si ne qe evrop kurva ba thote ti veme “embargo Rusise” dhe ju jetoni si krimbi3 ne uthull sepse nuk jeni akoma gati te na bashkoheni por nderkoh do beni çte me doj mia bytha..kjo ndodh se nuk kemi lider qe te mendoj per popullin por zorraxhinj ad i lepihen kurves evrop vetem per kolltukun e tyre…Bravo armiqte tane..

  • Al-bania ka vetem nje rruge,kush ka pak tru.
    Nje Federate me Arvanitasit qe luftuan per Epir,Ilyre,Greqi,
    Jo per nje Pashallek te Turqise te Frashellinjve,Ismail Beut,Hasanit etj qe luftuan per Turqine.
    Keshtu do nderonim historine,identitetin,gjakun e derdhur kunder Osmaneve dhe kunder Sllaveve.
    Mos u bej tradhetore,se pastas do te pendohi.
    Kur bere deer e arine
    Cdeshe qe bere turqine.
    Serbet ishin ata qe njohen shtetin sllav te bullgareve Maqedoni duke i futur thiken pas shpine Greqise.
    Bile Dacic vjet deklaronte qe “kemi bere gabim” me njohjen e Maqedonise.
    Kete veprim te hapur te Serbise kunder Greqise e dine fare mire Greket,ata qe kane tru.
    Ne si Shqipetare duhet te quhemi Epirote ashtu sic quheshim nga Marin Barletti perpara turqise,ne qofte se pretendojme se kemi lidhje me Kastriotin.
    Ta quajme qytetin ne Nder te Ilyrit Kostandin,Kostandinopoleos dhe jo sic duan armiqte tane te brendshem dhe te jashtem Stamboll!
    Ta quajme Agi Saranda dhe jo Santa Quaranta apo Sarande,ashtu sic quhej ne kohen e Epirotit Jeorgios Kastriotis.
    Atehere do na vleresojne nota dhe nuk do fillonte historia jone me Terezen e Republikes Popolare te Vatikanit.
    Vete vleresimi i kesaj Misionare me qellime politike antikombetare mbi figura te tjera Perandoresh Ilire,tregon qe ne nuk kemi lidhje me historine.
    Fashistet na krijuan si shtet se nuk duan te ke i lidhje me Magna Grecian dhe nga Ana tjeter,disa politikane na bejne qejfin qe jemi Ilyre,kemi histori,Jemi Epirote etj.

  • Serbet e kane mire, ndersa shqiptaret shikojne te shtojne e mirembajne varret e andarteve dhe shkollat e helenizmosit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *