Turqia nënshkroi një marrëveshje kontroverse me Rusinë për të armatosur forcat e veta me raketa antiajrore S-400.
Presidenti Rexhep Taip Erdogan bëri të ditur se Ankaraja kishte paguar tashmë një shumë paraprake të ujdisë që vlen 2.5 miliardë dollarë.
Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s. Por pjesëtarëve të aleancës u kërkohet të blejnë sisteme që i përshtaten atyre të NATO-s. Një këshilltar ushtarak i Vladimir Putin, Vladimir Kozhin tha se kontrata me Turqinë përputhej me interesat e tyre strategjike, e kjo sipas tij nënkupton se disa vende perëndimore që përpiqen t’i bëjnë presion Turqisë nuk do të reagojnë mirë.
Ankaraja po vendos lidhje të ngushta me Rusinë pas krisjes së raporteve me Shtetet e Bashkuara. Turqia kundërshton mbështetjen ushtarake që Uashingtoni po i ofron rebelëve kurdë në Siri YPG, të cilët kanë lidhje me rebelët kurdë në Turqi. Moska bëri të ditur se sistemet S400 kanë një rreze veprimi prej 400 kilometrash dhe mund të rrëzojnë njëkohësisht 80 shënjestra.
I cituar nga e përditshmja turke Hurriyet, Erdogan shprehu pakënaqësinë me partneret perëndimore që sipas t’i po kërkojnë shuma të mëdha parash për dronet ushtarake. Rusia pozicionoi raketat S 400 në bazën e saj ajrore pranë Latakias në Siri në dhjetor të 2015-tës pasi avionët turq rrezuan një Su-24 rus në kufirin turko-sirian.
Incidenti shkaktoi një konflikt diplomatik mes Moskës dhe Ankarasë, por presidenti Erdogan u kujdes t’i sheshonte mosmarrëveshjet me homologun rus Vladimir Putin.

duhet nje messia i ri, te shpetoje kete bote budallaqe . nato u jep armatime shteteve, qe i quan kundershtare dhe anasjelltas . shtetet kundershtare, armatosin ……nato-n .