Marrëveshja Kroaci-Serbi, Kosova ndihet “e tradhtuar” nga Kitaroviç

Elton Tafaruci

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, dhe Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë nënshkruar një deklaratë në Suboticë të Vojvodinës për avancimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet dy vendeve. Para kësaj dy liderët janë takuar në mënyrë simbolike mbi një urë në lumin Danub që lidh dy vendet.

Grabar –Kitaroviç dhe Vuçiç kanë thënë se do të synojnë të përmirësojnë raportet që janë tensionuar kohëve të fundit edhe për shkak të bllokadës që po i bën Kroacia rrugës së Serbisë drejt BE-së.

Takimi, sipas njoftimeve, është planifikuar për një kohë të gjatë nga të dyja palët ndërkohë që ka ndodhur pa ndonjë ndërmjetësim nga jashtë.

“Duam të jetojmë në paqe, të ndërtojmë më shumë besim dhe ta përmirësojmë raportin…” ka thënë Vuçiç pas nënshkrimin të Deklaratës.

Kolinda Grabar Kitaroviç shtoi se me këtë deklaratë të dyja palët janë dakorduar që të bëjnë gjithçka është e mundur për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Që nga përfundimi i luftës në vitet 1990, Zagrebi dhe Beogradi nuk kanë gjetur një paqe të plotë. Raportet e tensionuara ndërmjet tyre shpesh janë cilësuar si një Luftë e Ftohtë. Kroacia është anëtare e BE-së dhe NATO-s. Ndërkohë që Serbia po përpiqet të gjejë rrugën e saj drejt anëtarësimit në këtë union.

Share This Article
2 Comments
  • “Kosova ndihet “e tradhtuar” nga Kitaroviç”
    kosova është e tradhëtuar nga të vetët!nga thaçi me shokë!!kroacia nuk ka tradhëtuar asgjë!!është thjeshtë një marrveshje bashkpunimi dhe paqeje,nuk është një marrveshje kundër kosovës!!gazetarë idiotër!!neandërtal në tru!

  • Cka ka lidhje me Kosoven kjo pune o injorant gazetare.Kosoven dhe shqiptaret e Maqedonis i ka tradhtuar ne keta 25 vitet e fundit gjithmone Shqiperia “eme”….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *