Duke filluar nga viti 2015, nxënësit e shkollave profesionale që i përfundojnë me nota të shkëlqyera studimet, do të përfitojnë bursa të plota në një nga kolegjet më prestigjoze të Kinës. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, nënshkroi dje në qytetin e Tianjinit marrëveshjen me Kolegjin Sino-Gjerman atje, si një lajm i mirë për të gjithë nxënësit e shkollave tona profesionale.
Veliaj u shpreh për median lokale se Shqipëria është një vend i hapur për biznes dhe për të investuar në fushën e arsimit dhe formimit profesional. Kolegji Sino-Gjerman i Tianjinit është një epiqendër e inovacionit në Kinë në fushën e elektronikës, aviacionit dhe teknologjisë së informacionit.
Ky kolegj vlerësohet si një nga shkollat më të mira të Kinës në fushën e arsimit profesional dhe mbulon degë të tilla si elektro-mekanika, menaxhim ekonomik dhe art-dizajn. Aktualisht shkolla ndiqet nga mbi 6000 nxënës.

Kur Berisha tha te mesohet gjuha kineze ju ishit i pari qe thate u lidh me kinene komuniste.Tani ka ndyshue komunizmi atje jeni bere te dy parti motra si dikur ne kohen Dulles.