Marrëveshja për detin, Presidenca: Qeveria s’ka kërkuar “Plotfuqishmëri”

DITA Online

 

Bisedimet zyrtare midis Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e problemeve dypalëshe dhe veçanërisht ndarjen e kufirit detar, duket se janë realizuar pa dakordësinë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Burime nga Presidenca konfirmojnë për mediat se deri tani nuk është kërkuar asnjë Plotfuqishmëri për Marrëveshjen e Detit me fqinjin jugor.

Po ashtu më herët ka reaguar edhe ish-presidenti Nishani që thekson se deri më 24 korrik, ditë kur ai i lëshoi zyrën Presidentit Meta, nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë”.

“Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar”, theksohej në reagimin e Nishanit.

a.s/dita

Share This Article
6 Comments
  • Po c’plotfuqshmeri mor Ilir?
    Ne jemi te sigurte se zotrote do kujdesesh per mareveshjne njelloj si per Janullen.
    Tamam si biri ndaj te atit.
    Ju nuk keni Atdhe Shqiperine, por dreqin e te birin, sado beni ca leke.
    Plera te shitur. Tradhetare qe meritoni plumbin.
    Sa me shume vonon, aq me keq per Shqiperine.

  • Mos valle eshte rastesi zgjedhja juaj ne krye te shtetit? Mos valle eshte rastesi dhenia e nenshtesise Shqipetare armikut me te betuar te kombit Shqipetare janullatos? Mos valle eshte rastesi miratimi i varrezave te pushtuesve Greke me preteksin se po zbythte ushtaret Italiane deri ne vijen imagjinare te vorioepirit?Mos valle eshte i rastesishem mosplotesimi i numerit te gjygjtareve ne gjykaten kushtetuese?Dhe me kryesorja cili Shqipetare i thjeshte do zbulonte te verteten mbi pazaret e ndyra te politikaneve tane te degjeneruar qe kane treguar se per interesa te ngushta per para dhe pushtet kane shkaterruar familjet e tyre dhe jo me tu interesojne Shqipetaret.

  • Kesaj i thone te besh hesapet pa hanxhine. Po qysh more shoke harruat qe edhe Meta do pjesen e vet te tepsise se pazareve me greke, turq, kineze e me radhe.

    • jo mor jo!!
      këta bëjnë sikur nuk dinë gjë!!
      në të vërtetë janë të gjithë në një thes!!
      këta ulërijnë për lakuriqsi,për çorape të kuqe a atlete të bardha,për trasport kokaine,a për mbjellje pemësh,a palmash,por asnjëri nuk flet për vorreza,nënshtetësi,kryetar të SHISH,për pakt detar!!
      këta janë të gjithë duke ngrënë të njëjtën çorbë!!

    • Kurse nje pjese e pilurioteve kane bere lojen e grekut.
      Nja dy cope jane ne Agimin e Arte.
      Ne mos e gaboj,ata qe vrane gjeneral Telinin a ishin nga Piluri?Dhe te medosh qe piluriotet as greqisht nuk kane ditur.Talleshin greket kur shkonin te merrnin pashaportat se vorio epiriotet e pilurit nuk ja kishin haberin greqishtes.Tani nje pjese jane kthyer ne helene safi.Sa qesharak!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *