Siria, marrëveshja i “shërben agresionit rus”

Saimir Lleshi

Pavarësisht fuqisë së Shteteve të Bashkuara, Rusia ia del në shumë raste në krye me diplomacinë e saj. Siria është shembulli më domethënës, ku Rusia “mban peng” zgjidhjen e konfliktit atje.

Por, edhe marrëveshja ndërkombëtare e arritur së fundi, duket se është në shërbim të Rusisë. Të paktën këtë thotë senatori amerikan John McCain, sipas të cilit marrëveshja është “diplomaci në shërbim të agresionit ushtarak të Rusisë”.

McCain ka folur në ditën e fundit të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe diplomatë të tjerë kanë arritur marrëveshjen më 12 shkurt.

“Do të doja të ndaja të njëjtat pikëpamje si disa miq të mi, të cilët e shohin këtë marrëveshje si arritje të madhe potenciale, por, për fat të keq, nuk mundem”, ka thënë McCain, kritik republikan i administratës së presidentit të SHBA-së, Barack Obama, dhe kryesues i Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura.

Marrëveshja në fjalë bën thirrje për ndërprerjen e armiqësive në Siri brenda një jave.

Ajo përjashton sulmet ndaj caqeve të militantëve të Shtetit Islamik dhe Frontit al-Nusra, të cilat Rusia ka thënë se do të vazhdojë t’i godasë nga ajri. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *