Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot marrëveshjen për gazsjellësin Trans Adriatik Pipeline TAP, mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë. Marrëveshja mes tre vendeve është miratuar nga qeveria dhe shqyrtuar nga komisionet kuvendore ku u votua konsensualisht. Në marrëveshje, tre shtetet shprehin mbështejen e tyre për projektin e gazjellësit TAP dhe detajojnë gjithashtu edhe detyrimet e secilit shtet kundrejt projektit. Përsa i përket Shqipërisë, në rast se projektit TAP do të përzgjidhet për transportimin e gazit nga Azerbajxhani drejt Europës, atëhere investimet do të arrijnë vlerën e 1 miliardë dollarëve. Po ashtu, në këtë projekt është parashikuar që në Shqipëri të punësohen të paktën 20 mijë persona.
Radio gjermane DW: TAP apo Nabucco?
Gjithçka do tё vendoset nё pranverёn e vitit tё ardhshёm nё Azerbaxhan. Do tё jetё ky vend super i pasur me burime tё gazit qё do tё zgjedhё se me cilin gazsjellёs do tё sjellё pasurinё e tij natyrore nё Evropё: TAP apo Nabucco? I pari kalon nga fushat e gazit tё Azerbaxhanit, në Gjeorgji, Turqi, Greqi, Shqipëri nga ku përmes tubacioneve nënujore në detin Adriatik mbёrin në Jug të Italisë dhe që andej në Evropën Perëndimore. I dyti, Nabucco kalon nga Azerbazhani nё Turqi, Bullgari, Rumani, Hungari dhe pёrfundon nё Austri. Projekti TAP ka mbёshtetjen e SHBA kurse Nabucco atё tё BE, me argumentin se pёrveç Turqisё gazsjellёsi do tё kalojё nё vendet anёtare tё BE, gjё qё garanton siguri. TAP ka avantazhin e kostos: ndёrtimi i tij e ka koston 13 herё mё tё ulёt se Nabuco. Kohёt e fundit ky projekt shёnoi edhe njё avantazh tjetёr: Shqipёria, Greqia dhe Italia, tre vendet nga ku do tё kalojё gazsjellёsi nёnshkruan ne New York njё memorandum mirëkuptimi, qё shënon hapin e parë në nivel politik pёr tё vijuar mё pas me analiza teknike për krijimin e kornizës së infrastrukturës së re. Konsorciumi i investitorёve tё projektit TAP pёrbёhet nga tri kompani të njohura në Evropë: EGL e Zvicrës, Statoil e Norvegjisë dhe EON Ruhrgaz e Gjermanisë – shkruan DW.

Peshku ne det tigani ne zjarr.Traplleqe shqiptare.Idiotet shqiptare i hane keto filma.Nuk eshte vendosur akoma se kush do e beje transportimin e gazit ne Europe e ne arrijme orgazmen me vetkenaqesi