Ankarja edhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshjeje tepër të vonuar, sipas të cilës Turqia do të pranojë personat që qeveritë e BE-së do t’i kthejnë mbrapsht, pasi kanë hyrë ilegalisht në vendet e Bashkimit nëpërmjet Turqisë. Në shkëmbim, Brukseli është angazhuar të fillojë bisedimet për lehtësimin e vizave për shtetasit turq. Kryeministri Recep Tayyip Erdogan e qujti marrëveshjen një hap të sukseshëm në marrëdhëniet mes vendit të tij dhe bllokut prej 28 anëtarësh, megjithatë ende mbeten pengesa për t’u kapërcyer.
Marrëveshja që u nënshkrua të hënën, më 16 dhjetor, është më e fundit në përpjekjet për të futur në proces kërkesën e Ankarasë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Semih Idiz, analist për çështjet diplomatike i gazetës Taraf dhe faqes së Internetit al-Monitor, thotë se marrëveshja do të ndikojnë pozitivisht tek truqit dhe do të ndihmojë në shtimin e mbështetjes së publikut për anëtarësimin në BE.
“Për sa u përket vizave, zbutja e kufizimeve kryesisht për biznemenët, për njerëz që bëjnë udhëtime të shpeshta të ligjëshme në Evropë dhe arsye të tjera normale, do të ndikojë pozitivisht tek publiku që është tepër i ndjeshëm përsa i përket pranimit në Bashkimin Evropian”.
Brukseli i ka bërë presion Ankarasë për të nënshkruar një marrëveshje ripranimi.
Richard Howitt, anëtar i komisionit të Parlamentit Evropian për Turqinë, thotë se Ankaraja do të vlerësohet mjaft në Bruksel për nënshkrimin e marrëveshjes, por nuk është i sigurt nëse do të realizohet angazhimi për udhëtimet e turqve pa viza në vendet e BE-së breda tri vjetësh.
“Mendoj se kjo është e diskutueshme. Çdo gjë është problematike dhe e vështirë për t’u realizuar, por pa dyshim që çështja e vizave është mjaft e ndjeshme, sepse migrimi është një çështje e ndjeshme. Prandaj kjo do të jetë tejet e vështirë të realizohet në klimën e tanishme politike”.
Studjuesi Sinan Ulgen, vizitor në Fondacionin Carnegie të Evropës në Bruksel, thotë se marrëdhënet e Turqi-BE mbeten të ftohta, pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes.
“Nga ana e qeverisë, nuk po shikojmë një qasje të hapur ndaj Evropës. Në këtë moment është më tepër e kushtëzuar, por në përgjithësi, në Turqi mungon dëshira e fortë për afrimin me Evropën”.
Vëshguesit thonë seAnkaraja po zhgënjehet gjithnë e më tepër për përparimin e ngadaltë drejt anëtarësimit në BE, si dhe me kritikat e kohëve të fundit të Brukselit për shtypjen e protestave antiqeveritare në verë të këtij viti.
Në fillim të këtij muaji, tensionet BE – Turqi, çuan në një shkëmbim të ashpër mes ministrave të qeverisë turke dhe delegacionit të BE-së që ishte në Turqi për vizitë. Zoti Howitt që ishte një nga anëtarët e delegacionit, tha se marrëdhëniet duhet të përmirësohen me qëllim që të bëhet përparim drejt pranimit të Turqisë në BE.
“Ky nuk është momenti më i mirë në histori për marrëdhëniet ndërparlamentare mes Truqisë dhe Bashkimit Evropian. Ato duhet të përmirësohen. Një nga thirrjet e mia ishte kthimi në gjuhën diplomatike. Kjo nuk është parë gjithmonë nga pala turke. Retorika ka qënë tepër e acaruar hera herës”.
Vëzhguesit theksojnë se meqë qeveria e Turqisë gjendet përballë zgjedhjeve të rëndësishme vitin e ardhshëm, forcimi i marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe shpresa për udhëtimet pa viza do të ndihmojnë për një fitore të mundëshme në zgjedhje. / VOA

KY ESHTE NJE HAP SHUME I VONUAR, DHE KETU DUKET QARTE FOBIA E EUROPES PER TURQINE.
SOT QE FLASIM TURQIA KA KALUAR DISA VENDE TE BE-SE PER NIVEL MIREQENIE SI GREQIA PORTUGALIA E SHUME TE TJERE.
O Ilir. Po t jesh ketej nga perendimi. Shimon turqit qe rrin bashke si bageti e nuk din te integrohen. Vetem Qebap e yxhym din.
PO VELLA, PO ASHTU ESHTE,
TURQIT PO HYJNE NE SKENEN EKONOMIKE TI BOTES SI SUPERFUQI, TI SHIKO PERRALLAT QE TREGOJNE.
NGA EKONOMIA VJEN EDHE NIVELI KULTUROR DHE EDUKATA, PO S’KE BUKE TE HASH, KY PYET ME ROBI PER TE TJERAT.
DHE KETE E KANE ARRITUR, VETEM SEPSE JANE POPULL I PERULUR DHE I SHTROHEN PUNES.
Ilir mos e ngaterro rritjen ekonomike me mireqenien.Eshte e vertete se Turqia ka nje rritje sh.te madhe te ekonomise dhe eshte shteti i dyte ne evrope pas Rusise ,por kjo nuk tregon mireqenie,njerezit ne Turqi jane sh. te varfer.Po te jap nje shembull konkret.Gjermania ka patur gjthm.rritje ekonomike me te madhe se Holanda por nga mireqenia holandezet jane me lart se gjermanet.