Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur sot padi federale kundër Hillary Clinton dhe Komitetit Kombëtar Demokrat amerikan për shpifjen e “komplotit të pamendueshëm” që e lidhnin atë me “ndërhyrjen ruse” në fushatën presidenciale të vitit 2016.
Në padi thuhet: “Para zgjedhjeve presidenciale 2016, Hillary Clinton dhe bashkëpunëtorët e saj orkestruan komplotin e pamendueshëm që ka shokuar ndërgjegjiet dhe është një ofendim për kombin tone”.
“Në bashkëpunbim me njëri-tjetrin të akuzuarit thurrën një narrativë të rreme duke supozuar se kundërshtari i tyre republikan Donald J. Trump, po bashkëpunonte me një sovraniteet të huaj armik”.
“Veprimet e mëtejshme të skemës së tyre false çuan në abuzim me organet e ruajtjes së rendit dhe me burimet kombëtare të të dhënave delikate, duke krijuar një situatë agjitacioni dhe subversioni që dhe skandali i Watergate do të dukej i zbehtë nëse merrej si krahasim.”
Padia e Trump shton se konspiracioni ishte “ideuar, kooordinuar dhe realizuar nga zyrtarët më të lartë të fushatës së Clinton, përfshi dhe vetë kandidaten.”
Trump është akuzuar shpesh nga demokratët dhe fushata e Clinton për konspiracion me Rusinë në fushatën e 2016, që ishte dhe objekti i një procedure të dështuar për largimin e tij nga posti kur ishte president i vendit.
Në vitin 2019, këshilltari Robert Mueller publikoi një raport të gjatë mbi çështjen ku përcaktohej se Rusia nuk kishte tentuar të ndërhynte në zgjedhje dhe se nuk kishte prova për përfshirje të Trump në veprime të tilla.
j.l./ dita

Trump= Sali Berisha i SHBA-se.
As qe nuk behet fjale te krahasosh Trump me monstren Sali. Saliu eshte shkaterrues dhe vrases. Trump si nje biznesman dhe ndertues do mireqenie ekenomike ku ishte me teper i perqendruar gjate presidencise se tij. Te vetemen gje qe mund ta akuzosh Trump se ka goje te madhe, ate qe ka e thote, nuk ka takt, sepse edhe nuk eshte politikan, por kurre ne nivelin e Saliut.
Me nje ndryshim te “vogel”, “Dardan”, parulla e Trump ishte, “make Amerika great again”, ndersa druzhe Saliu thoshte, “te digjet Shqiperia, Jugun ta marrë Greqia, Kosoven Serbia”.