Marrëveshje historike Itali-Greqi

Leda Hysa

Greqia dhe Italia nënshkruan një marrëveshje historike për kufijtë detarë, duke krijuar një zonë ekskluzive ekonomike mes tyre, e duke i dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve për të drejtat e peshkimit në detin Jon.

Marrëveshja, e firmosur gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio në Athinë, vjen pas disa muajsh tensione lidhur me shfrytëzimin e resurseve natyrore në Mesdheun lindor, ku Turqia, Greqia dhe Qipro janë përfshirë në një krize të ndërlikuar diplomatike.

Marrëveshja  është një riformatim i ujdisë së vitit 1977, që përcaktonte vijën bregdetare mes dy vendeve, dhe sipas mediave greke, pritet ti hapë rrugën një pakti të ngjashëm me Shqipërinë. Detajet nuk bëhen të ditura, por siç thuhet, ujdia përfshin zgjerimin e kufirit detar grek me 12 milje.

 

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Zgjerimi i kufirit detar me Italine 12 km,mund te behet sepse kAne distanca qindra km.,por me Turqine dhe Shqiperine jo,sepse ishujt dhe guret greke qe dalin ne siperfaqe,I MARRIN KONTINENTIT HAPESIREN JETIKE.
    Perndryshe distancat duhet te ndahen duke llogaritur mesin e trajektores Athine-Stamboll.

  • lereni TOKEN te qete mer maskarenj stop shkaterrimit, stop nxjerrjes se hidrokarbureve per energji

    pasi kapitalizma te mbaroje me tabanin e detrave do ndajne Atmosferen

  • Na tregojne ujdine e Italiae e Greqise qe te behet ujdia me Shqiperine.
    Filluan fushaten kermat tradhetare

  • Pse quehet historikenje marrveshje midis dzy vendeve anetare te Bashkimit Europian dhe anetare te Natos me dekada te tera? Me duhet te mendoj se te dy keto aleanca, si NATO dhe BE, të cilatkerkojne per vendet jo anëtare zero probleme me fqinjet, ndërkaq paskan probleme te brendëshme midis tyre kaq të mëdha sa një marrveshje si kjo e Italisë me Greqinë quhet HISORIKE ! A mos paralajmërohen me këtë rast lëshime nga pala shqiptare? A mos është një sinjal edhe për Turqinë? DITA, a nuk duket se po i bëni fresk zërave për tërheqjen e Shqipërisë nga marrveshja tradhetare e Berishës, e cila u hodh poshte nga Gjykata Kushtetuese?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *