Marrëveshje historike mes qeverisë kolumbiane dhe rebelëve 

Elton Tafaruci

Qeveria kolumbiane ka arritur një marrëveshje me rebelët e FARC. Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës vjen pas 52 vitesh konflikt. Lajmi për arritjen e marrëveshjes u dha drejtpërdrejt nga Havana në Kubë, ku gjatë katër viteve të fundit janë zhvilluar bisedime për paqen.

Konflikti deri tani u ka marrë jetën 260 mijë njerëzve dhe ka zhvendosur miliona të tjerë. Presidenti Juan Manuel Santos e cilësoi marrëveshjen si “fillimi i fundit të vuajtjeve, dhimbjes dhe tragjedisë së luftës”.

“Lufta përfundoi. Qeveria kolumbiane dhe FARC bëjnë të ditur se kanë arritur një marrëveshje finale, ë plotë dhe përfundimtare”, bënë të ditur negociatorët e të dy palëve në një deklaratë të përbashkët.

Kreu i delegacionit kolumbian, Humberto de la Calle, dhe ai i negociatorëve të FARC-ut, Ivan Marquez, e firmosën marrëveshjen në Kubë, pas dy vitesh bisedime sekrete dhe katër vitesh negociata formale. Të dy palët kanë rënë dakord që të punojnë së bashku për stabilitet dhe paqe.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *