Marrëveshje për ndërtimin e një ure midis Egjiptit dhe Arabisë Saudite

Elton Tafaruci

Riadi dhe Kajro ranë dakort për ndërtimin e një ure në Detin e Kuq që do të lidhë të dy shtetet, njoftoi sot Mbreti Salman i Arabisë Saudite, në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Egjipt.

Monarku njoftoi për marrëveshjen në përfundim të takimit me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi dhe përpara nënshkrimit të disa marrëveshjeve të rëndësishme në planin ekonomik, ndërkohë që të dy aleatët kanë forcuar bashkëpunimin e tyre ekonomik dhe ushtarak.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *