Marrëveshjet swap – Shumat e investuara u rritën në 330 milionë euro

Elton Tafaruci

Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave, në tremujorin e fundit të vitit 2015 kanë vazhduar të lidhin marrëveshjet swap me qëllim menaxhimin e likuiditetit.

Sipas BSH-së, në tremujorin e katërt të vitit 2015, shumat e investuara në marrëveshjet swap u rritën në 330 milionë euro në fund të tremujorit të katërt, nga 0 që shënonin në fund të atij të mëparshëm, ndërkohë që ato në SDR kanë rënë në 50 milionë nga 65 milionë në fund të tremujorit të tretë.

Si rezultat i marrëveshjeve swap të lidhura në tremujorin e katërt, blerjet e Bankës së Shqipërisë nga

Ministria e Financave gjatë kësaj periudhe qenë 73,178.50 milionë lekë dhe shitjet qenë 73,693.41 milionë lekë.

Ndërsa blerjet e valutës nga institucionet e huaja llogariten në 70.00 milionë lekë (Banka Ndërkombëtare për

Rindërtim dhe Zhvillim – IBRD dhe Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim – IDA).

Çfarë është një transaksion swap

Një transaksion swap është konvertimi i një monedhe me një tjetër monedhë në një moment të caktuar kohe, me një marrëveshje për të rikonvertuar atë përsëri në monedhën origjinale në një kohë të caktuar në të ardhmen. Normat e të dy shkëmbimeve vendosen paraprakisht. Transaksionet swap ofrojnë një mekanizëm efikas nëpërmjet të cilit bankat mund të përfitojnë nga periudha kohore që kanë në dispozicion. Kështu ato janë në gjendje të përdorin një monedhë të caktuar për një periudhë gjatë të cilës kjo monedhe është me tepricë në llogaritë e tyre.

Share This Article
1 Comment
  • Marrveshjet SWAP jane nje rrenim,

    Dhe mund te lexoni per to ne internet per nje informacion te pergjitheshm, kurse specialistet e kuptojne me mire se cfare ndikimi kanë dhe jane. Ato jane marrëveshje jo transparente dhe lidhen me interesat fikse te kredive, jane kosto te fshehta te cilat te cojne ne nje rrenim.
    Kostot e borxhit te shtetit Grek kane pasur te tilla situata lexuar ne literaturën qe flet per SWAP ….
    Keto banka si EBRD jane per te rrjepur, e dini ju qe nuk paguajne asnje takse ne vendet ku shkojnë me gjithë stafin e vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *