Disa kohë më parë në një replikë që bëri zoti Majko në një séance parlamentare me zotin Sali Berisha, i tha se “njerëzit afër teje kanë filluar të të thonë Marshall Saliu”. Unë nuk e kuptova sepse nuk dëgjoj mirë a ishte shaka apo e vërtetë, sepse Majkoja ja fut edhe kot ndonjë herë. Por kur shkova në mëngjez per të pirë kafen me shoket e mi, ata më thanë të njëjtën gjë: A e degjove Majkon që tha se Saliu na qënka bërë marshall?
Por nuk e dimë se për çfarë marshalli e kishte fjalen Majko? Për marshall të madh apo për marshall të vogël? Sepse në ushtrinë e Enver Hoxhes marshall të madh nuk ka pasur. Ka pasur nje lloj marshalli të vogël që ishte mbas Kapterit. Ky lloj kapteri di vetëm te rrjeshtoje togën ose kompaninë, të çojë në vendin e rreshtimit apo në mencë, ose të kryejë detyrën e një magazinieri dhe punë të rëndomta. Ndërsa mashallët e mëdhenj kanë egzistuar e egzistojnë ne ushtritë e mëdha Rusi, Kinë ,SHBA etj.
Mendoj se Saliu e meriton të jetë një marshall i madh sepse ai ka marrë pjesë në ngjarjet e vitit 1997 ka drejtuar operacionet së bashku me dy gjeneralët e famshëm Gazideden e Zhulalin kundër “forcave të jugut” që drejtoheshin nga “gjeneral Imami”. Bile ai duhet të bëhet Hero Kombëtar se pse mundi t’i shkatërrojë Imamit një ushtri duke i vrarë rreth 3700 vetë dhe duke e zënë Imamin rob, por i erdhi keq nuk e pushkatoi as e futi në burg, por e bëri edhe Ministër Mbrojtje.
Presim përgjigje nga zoti Majko se për cilin marshall e kishte fjalën. Ose në rast se e di ndokush tjetër le të na kthejë përgjigje në gazetën Dita. Përshëndetje nga E.K. me nipin R.H..
Email nga adresa: [email protected]
