Shqipëria ime,
shqiponjë e plagosur,
vidh e vidh të gjithë,
e ti s’ke të sosur!
Qeveritë me radhë,
këtu u ndërruan,
por vjedhjet-ah vjedhjet,
kurrë nuk ndaluan!
Duket se ne dolëm,
një racë kopukësh,
ndaj duken pushtetet,
një stafetë hajdutësh!
Ësht’ bërë kusaria,
një mënyrë jetese,
dhe kurrë s’ka pasur,
asnjë lloji fshese!
Treten porsi vesa,
të gjitha premtimet,
në grabitje sosin,
gjithë privatizimet!
Gjithë mundi shqiptar,
i shkon veç një klike,
janë privatizimet,
vjedhjet më epike!
Aty miliardat,
pa problem janë tretur,
ndaj i papërfolur,
asnjë nuk ka mbetur!
Çdo gjë pa mëshirë,
këtu është grabitur,
këtu vetëm ajri,
ka mbetur pa shitur!
Një mallkim i madh,
për dreq na ka kapur,
se këtu kusarët,
vjedhin fare hapur!
Vjedhin fare hapur,
burrat edhe gratë,
dhe nuk pjerdh askush,
për ligj e gjykatë!
Kusarët e SHQUP-it,
këtu bënë hatanë,
por erdhi “Rilindja”,
dhe ata… s’u nganë!
S’i ndëshkuan kurrë,
vjedhjet e mëdhaja,
sepse qe e zënë,
me vjedhjet e saja?
Kur çdo gjë ka vajtur,
zi edhe më zi,
kusarët po bëjnë,
ligj për… drejtësi!?
Një hipokrizi,
shoh pas çdo fytyre,
se po bëjnë ligjin,
për veten e tyre!
Fjala vjen Lulashi,
një super kusar,
do jetë në reformë,
si firma e parë!
Një emër kusari,
për ilustrim gjeta,
se për gjithë kusarët,
nuk ka vend gazeta!
Një popull pa fat,
numëron qindarkat,
e kusarët mbushin,
thasët edhe arkat!
Kusarët-ekranet,
i ndyjnë çdo ditë,
veç një çast t’i shohësh,
dhe të dhëmbin sytë!
(Vijon nesër pjesa e dytë)

Bravo z.Duka
Komplimente zoti Duka.
KUSARET E SOTEM, JANE T’PARTISE SE PUNES
HAJDUTET I LA ENVERI SI NJE BANDE SPIUNESH
PER TA MBAJTUR VATANIN PENG T’PARTISE-SHTET
SHQYPTARET SI SKLEVER TE MAFIES ME PUSHTET
NUMEROI NE PARLAMENT TE GJITHE BLLOKEMENA
ISH SEKRETARE PARTIE E SOT MILIARDERE HIENA
KRIMET NJERI-TJETRIT I FALIN SI SULLTANE TURQIE
SEPSE SALIU DHE EDVINI JANE TE NJE PARTIE
BUKUR E KE SHKRUE BEJTEN O BEN ENVERISTI
PO KUPTO SE T’KEQEN E KE KAPUR NGA BISHTI
I madh je , Ben-o ! Sakte fare !