Qindra-mijëra protestues nga e gjithë Britania e Madhe kanë vërshuar të shtunën rrugëve të Londrës, duke bërë thirrje për një referendum të dytë mbi Brexit.
Pjesëmarrjen në protestë e kishin paralajmëruar kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan nga partia opozitare Laburiste dhe liderja e Partisë Nacionaliste Skoceze, Nicola Sturgeon.
Kurse organizatorët e manifestimit thonë se më shumë se një milion qytetarë janë bashkuar në marshimin e tyre, për t’u mbledhur para Parlamentit anglez. Protesta vjen pasi BE-ja ra dakord të shtyjë largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, raporton BBC.
Një peticion “online” është firmosur nga mbi 4.2 milionë vetë që kërkojnë anulimin e divorcit britanik me Bashkimin Europian, shifra më e lartë e pjesëmarrjes, gjë që në një moment bëri që faqja zyrtare të bllokohej. Agonia britanike e daljes ose jo, dhe si apo kur, ende merr frymë, duke lënë pa frymë ata që mendonin 3 vite më parë se “Brexit” do të ishte një shëtitje në park.
l.h/ dita

ja pra; ligjet “kushtetuese” jane farse . kur kane interes manjatet politik bejne te fluturoi edhe gomari me gjithe samar . ps me daljen nga be-ja britania beri gafen me te madhe historike pasi “kunder” gjithe be-se, eshte nje ashkel qe e mer era politikisht . por e kuptuan dhe duan t’a korigjojne . do zoti s’kthehen me . e kam qejf, zhdukjen e kesaj monarkije nga skena e madhe politike .