Marshim në Londër kundër “Brexit”-it dhe pro BE-së

Ornela

Britanikët, që janë të frikësuar nga një jetë jashtë Europës, do të mblidhen nga të gjithë cepat e vendit në Londër, në përpjekje për të ndaluar divorcin e pritshëm të vendit të tyre me BE-në.

Marshimi para Parlamentit është konceptuar si një çështje e zhurmshme dhe festive, që do të bashkojë dhjetëra mijëra vetë, me shpresën – ndonëse të vakët, – se do të bindin kryeministren Theresa May të mbajë një referendum të dytë për “Brexit”-in.

Organizatorët e të ashtuquajturit “marshim i votës së popullit” i kanë kërkuar madje pjesëmarrësve të nxjerrin në manifestim edhe kafshët e tyre.

Sidoqoftë, mesazhi është serioz: Brexit, që premtuan mbështetësit e tij para referendumit të qershorit 2016, nuk ngjason aspak me atë që po negociohet sot. Aktivistët thonë se do të kishin votuar kundër, nëse do ta kishin ditur koston e vërtetë.

“Është koha që shumica e heshtur, apo ajo jo shumë e heshtur, t’i shpalosë ato që ndien për ‘Brexit’-in. Ne duhet të thërrasim me një zë: Jo në emrin tim”, tha një protestues.

Një peticion “online” pro BE-së kërkon një votë të detyrueshme për çdo marrëveshje para marsit dhe është firmosur nga rreth një milion vetë.

Kryeministrja britanike e ka bërë të qartë se nuk do të lejojë një votim të dytë. Sidoqoftë, alternativat me të cilat përballet Britania, për momentin variojnë nga një divorc i pastër pa asnjë marrëveshje, e deri te një ndarje me pak ndryshime, përveç faktit që Londra do të humbasë zërin e saj në BE.

E asnjëra nga këto alternativa nuk është e shumëdëshiruar.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • E kaluara,e sotmja dhe e arëdhmja e Britanisë madhe ka qënë që në kohën Romake ,është, dhe do të jetë edhe në të ardhmen vetëm bashkim të qelnikët me Bashkimin Europian,kjo është familja më e sigurtë për çdo shtet europian .

    Çdo rrugë tjetër ndarje si në rastin konkret brexit të Britanisë Madhe me BE-në është vdekje e ngadalshme e ishullit, rrugë e gabuar e zymtë dhe dështake ,për të mos thënë vetasgjesuese.

    Prandai : Popull Britanik korigjini gabimin sa nuk është vonë !….

  • Valle do durojne dot anglezet qe te shkojne me viza ne France e kudo, perveç Shqiperise e vendeve si SHqiperia? Franca i ka vene kushte, po ashtu dhe vendet e tjera. E moren si me shaka, por kjo do tu rendoje anglezeve sa duhet te rrezojne menjehere qeverine e te kalojne ne nje referendum te dyte formalisht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *