Pse të marrësh pjesë në marshimin e Parisit nëse nuk respekton lirinë e shtypit? Në listën e 44 krerëve të shteteve që marshuan përkrah francezëve të dielën, kishte liderë që nuk mund të konsiderohen kampionë të mbrojtjes së lirisë së shprehjes.
Pikërisht kur televizionet nga e gjithë bota transmetonin manifestimin e jashtëzakonshëm parisien kundër terrorizmit, organizata “Reporterët pa kufij” shprehej “e indinjuar për praninë e liderëve të atyre vendeve ku bloger-at dhe gazetarët përndiqen sistematikisht”.
Mes tyre, vijonte organizata, duhet përmendur Egjipti – që zë vendin e 159 në klasifikimin botëror të lirisë së shtypit, Rusia në vendin e 148 dhe Emiratet e Bashkuara në vendin e 118-të. “Duhet të tregojmë solidaritetin tonë ndaj “Charlie Hebdo” pa harruar të gjithë Charlie-t e tjerë të botës”, tha sekretari i përgjithshëm i “Reporterëve pa kufij”, Christophe Deloire.
Por ai që shpjegon më mirë se çfarë ndodh realisht në vendet ku liria e shtypit nuk respektohet – pra në vendet, përfaqësuesit e të cilëve, ishin të pranishëm në marshimin e Parisit- ka menduar një student, zëvendës/Presidenti i “London School for Economics Middle East Society”.
Me 21 postime në Twitter të shpërndara mijëra herë, David Wickham përgënjeshtroi më mirë se kushdo hipokrizinë e pushtetarëve…
“Ja disa nga mbrojtësit “e patundur” të lirisë së shtypit të pranishëm në manifestimin e Parisit…”
Mbreti Abdullah i Jordanisë, që viti e shkuar dënoi një gazetar palestinez me 15 vjet punë të detyruar në burg
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu, që burgos më shumë gazetarë se çdo vend tjetër i botës.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, forcat e armatosura të të cilit vranë 7 gazetarë në Gaza vitin e shkuar.
Ministri i Jashtëm i Egjiptit Sameh Shoukry, që së bashku me stafin e “Al Jazeera” mbajti në burg për 500 ditë reporterin Shawkan.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ku vitin e shkuar një gazetar u burgos pasi “fyeu nj funksionar të qeverisë”
Ministri i Jashtëm i Algjerisë Lamamra, që mbajti në burg gazetarin Abdessami Abdelhai për 15 muaj pa asnjë akuzë”.
Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe që në vitin 2013-të detyroi një gazetar që të mos kishte kontakte me jashtë për një muaj, sepse dyshohej për lidhje me Vëllezërit Myslimanë.
Kryeministri i Tunizisë Jomma. Në Tunizi së fundmi është arrestuar blogeri Yassine Ayan me akuzën e “shpifjes ndaj ushtrisë”
Kryeministri i Gjeorgjisë dhe Bullgarisë. Të dy në të shkuarën kanë sulmuar dhe rrahur gazetarët.
Ministri i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, ku policia e Fergusonit së fundmi arrestoi dhe sulmoi gazetarët e Washington Post.
Kryeministri grek Samaras, policia e të cilit plagosi dy gazetarë gjatë një proteste, qershorin e shkuar.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i cili duhet të japë shpjegime për bombardimin e paramenduar, si pasojë e të cilit vdiqën 16 reporterë në vitin 1999.
Keita, Presidenti i Malit ku gazetarët dëbohen nëse shkruajnë për abuzimet me të drejtat e njeriut.
Ministri i Jashtëm i Bahreinit, torturuesi i dytë më i keq i gazetarëve në botë.
Sheiku Mohamed Ben Hamas Ben Khalifa Al Thani i Katarit, ku një burrë ka kaluar 15 vjet në burg pasi shkroi poemën e Jasmine.
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, që në vitin 2013 dërgoi në burg një sërë gazetarësh pasi i akuzoi se e kishin fyer
Kryeministri Cerar i Sllovenisë, që dënoi me 6 muaj burg një bloger me akuzën e shpifjes.
Kryeministri Enda Kenny i Irlandës, ku blasfemia është një krim.
Kryeministrja Kopacz, Poloni, ku u zhvillua një operacion blic pranë një gazete për të sekuestruar regjistrime të sikletshme për partinë në pushtet.
Kryeministri Cameron, Britani e Madhe, ku autoritetet kanë shkatërruar dokumente të marra nga “The Guardian” dhe kërcënuan se do t’i drejtohen gjyqit
Ambasadori saudit në Paris. Sauditët kanë frustruar publikisht blogerin Raif Badawi pasi fyeu Islamin.


Duhet shtuar ne liste edhe kryeministri hungarez Victor Orban.
Po pse, vetem jeta e gazetareve paska vlere?
Vetem ne republiken tone te mjere lulezon liria medias….se plotvarmun .