Marsi dhe Jupiteri, takim në fundjavë

Ornela

Fenomeni astrologjik i “sfilatës së planetëve” do të bëjë të mundur që për disa orë të shfaqet bukuria e Afërditës, Marsit dhe Jupiterit të vendosur në pak distancë vizuale.

Këtë të shtunë 17 tetor, Marsi dhe Jupiteri do të fillojnë t’i afrohen njeri-tjetrit për të formuar të dielën në të gdhirë një “planet të dyfishtë”. Një “takim” spektakolar fundjave në hapësirë.

Marsi do të shfaqet sipër Jupiterit. Me një teleskop të dimensioneve të vogla të dy do të hyjnë në të njëjtën fushëpamje, sigurojnë ekspertët e portalit “Scientific American”.

Një surprizë e këndshme i pret të apasionuarit e astrologjisë. Përveç dy planetëve do të jetë e mundur të shihen hënat më të shkëlqyeshme të Jupiterit: Io, Europa, Ganymede, Calisto dhe gjysma e hënës së Afërditës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *