Fotografitë shokuese të një dasme në Iran janë bërë virale në një kohë shumë të shkurtër. Protagonistët e dasmës janë një djalë 14 vjeç dhe nusja e tij, vetëm, 10 vjeçe.
‘Çifti-shkruan agjencia e lajmeve al-Arabiya – mori një leje speciale nga autoritetet për tu martuar, ndonëse nuk kishte moshën e lejuar me ligj për tu martuar’. Republika e Iranit thotë se martesat lejohen mbi moshën 15 vjeç për djemtë dhe mbi 13 për vajzat, vetëm nëse kanë konsensusin e babait.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale shfaqin dy të martuarit në poza që imitojnë ato të të rriturve.

Do luajne bilbilushash
Idiotesi primitive.