Ato ishin shembulli i një kulture nga një vend i vogël ku sapo kishte filluar bashkëjetesa mes orientit dhe oksidentit.
Secila nga gjashtë princeshat ishte e veshur me talentin dhe kulturën e dijes së saj duke marrë nën patronazh të vetin edhe nga një copë organizimi shoqëror e deri tek arti ushtarak.
Princesha Nafija – u martua me Ceno beg Kryeziun nga Gjakova. Ata lindën një djalë me emrin Esat, ose siç njihej si Princ Tati. Ceno beu u vra më 1927-të në Pragë ku shërbente si Ambasador. Pas vdekjes së tij, Princesha së bashku me të birin jetuan në Pallatin Mbretëror pranë Mbretit Zog, dhe gjatë mërgimit pa u ndarë nga familja, Princesha ndëroi jetë në Kajro.
Princesha Senija – u martua me Princ Mehmed Abid të Turqisë, i biri i Sulltan Abdylhamid II-të. Martesa pas një kohe nuk rrezulltoi e lumtur ndaj dhe u divorcuan duke mos patur fëmijë. Princesha më pas qëndroi tërë jetën e saj pranë të vëllait (Ahmet Zogut) dhe motrave të veta ,përderisa vitet e fundit të jetës i kaloi në Kanë të Francës ku dhe ndëroi jetë pikërisht një javë pasi i kishte vdekur e motra Myzejemja.
Pricesha Adilja – U martua me Emin bej Agolli-Doshishti dhe patën 3 djem dhe dy vajza. Ajo iu përkushtua familjes ku të gjithë së bashku jetuan në Angli dhe më pas vitet e fundit të jetës së saj i jetoi në Paris pranë të birit të vet i cili ishte ende i pamartuar Salihu.
Pricesha Myzejme – Nuk u martua kurrë. Gjithë jetën ia kushtoi humanizmit dhe artit duke kaluar tërë jetën pranë familjes Mbretërore. Vitet e fundit të jetës së saj edhe ajo i kaloi në qytetin Kanë të Francës së bashku me motrat e saja Sanijen dhe Maxhiden.
Pricesha Ruhija – Nuk u marrtua kurrë. Ajo qëndroi gjithmonë pranë vëllait dhe ishte e apasionuar pas artit Ushtarak të cilin e njihte mirrë..Në mërgim ajo u përball me luftën kundër kancerit dhe ndëroi jetë në qytetin Kajro të Egjyptit. Mbreti Faruk i Egjyptit me preardhje shqiptare, për nder të Princeshësh Ruhije, organizoi një ceremoni mortore mbertërore zyrtare.
Princesha Maxhidja – E lidhte i njëjti fat me motrat e saj. Edhe ajo nuk u martua kurrë edhe ajo ishte njohëse e mirë e doktrinës ushtarake dhe e apasionuar pas artit kombëtar. Jetoi pranë familjes mbretërore deri më vitin 1961 dhe më pas kaloi tek motrat e saj në Kanë të Francës ku dhe mbylli jetën.Fatet njerëzore janë përcjellëse të jetës ato mund të të ngazëllojnë dhe mund të të trishtojnë. Vetëm fati s’është në duart e qënies njerëzore por ajo paracaktohet nga vetë Zoti i Madhërishëm.
l.h/ dita

Princesha te shpallura dhe te mbetura beqare nga mania e vellait te tyre per t’i martuar me mbreter dhe princer. Vellai i tyre, Ahmet Zogu, ka qene nje mashtrues, genjeshtar, hajdut me pushtet, organizator i vrasjeve te udheheqesve demokrate, tradhtar i popullit dhe atdheut.
Buda komenti yt me nxjerr mallin per xhaxhin Enver.
“Ato ishin shembulli i një kulture nga një vend i vogël ku sapo kishte filluar bashkëjetesa mes orientit dhe oksidentit.”
bo flisni për “shëmbull kulture”por nuk jepni asnjë të dhënë!!si pasqyrohej kultura e tyre!nuk është ndonjë kulturë e madhe vetëm ndërrimi i çitjaneve me fund e xhaketë!!
jetuan këtu e aty!?
me çfar parash??sidomos këto të pamartuarat!!burimi i të ardhurave se përveçse një herë që keni përmëndur se njëra nga ato “Gjithë jetën ia kushtoi humanizmit dhe artit”,gjë që nuk duket se sjell të ardhura,nuk ka ndonjë të dhënë tjetër!!
Sido qe te jete njeriu duhet te martohet. Se mbledh mendjen. Nuk di a jane te martuar Tos Lubonja apo Ngjela, po Peter Arbori u martua dhe e gezoi pleqerine me femije te vogel.
mendim i fortë mono!!
njeriu duhet të bëjë atë që bëjnë të gjithë!!
bile duhet patjetër të lindë fëmijë!
nuk duhet të ndahet kurrë!
dhe mundësisht nëse është burrë!?
gruaja të kujdeset deri në ditën e tij të fundit??
Si ka mundësi princesha të bukura me pasuri përrallore dhe të pa lumtura ?!….Kësaj i thonë pasuri harrami.
Dgjo o mister “fteri”… Nuk eshte paraja e pasuria qe te bejne te lumtur, por eshte menyra sesi e organizon dhe jeton çdo moment jeten personale… Jete e bukur nuk eshte fakti qe te rrish gjithe diten neper bare duke pire kafé e pire birre, raki overe. Sa keq qe pjesa me e madhe e Shqiptareve jane ende teper primitive dhe nuk jane njerez moderne e te emnacipuar ne kuptimin e mirefillte te fjales.
Mire ja kane ba qe sjane martuar. Qe do, kur ke mundesi me ba pall ariu lart e poshte.
Mire ja kane ba qe sjane martuar. Qe do, kur ke mundesi me ba pall ariu lart e poshte.