Personat e famshëm janë të prirë për eksese dhe ekzagjerim të çdo gjëje, madje edhe në momentet kur kurorëzojnë dashurinë e tyre. Përveç se divorcet dinë të jenë shumë të vështira, aty janë edhe mediat që iu rëndojnë situatën. Ja disa nga divorcet “famëkeqe” që kanë hyrë në histori.
Në tetor të vitit 2011, Kim Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga Kris Humphries pas vetëm 72 ditësh martesë. Kim thotë se nuk ishte e lehtë për të marrë këtë vendim, sepse mendonte se martesa me Kris do të zgjaste deri në fund të jetës.
Edhe pse ajo ka thënë se do të mbesin miq të mirë, Kris-i ishte zemëruar nga vendimi i saj dhe kërkoi anulimin e martesës me rrëfimin se e kishte tradhtuar dhe e kishte mashtruar atë, për të pasur vëmendjen e mediave. Edhe pse martesa ka qenë e shkurtër, divorci zgjati shumë më gjatë. Kim ishte shtatzënë me fëmijën e Kanye West, kur më në fund e mori divorcin.
Në dhjetor të vitit 2011, Russell Brand paraqiti kërkesën për divorc nga Katy Perry pas vetëm 14 muajve martesë. Në një deklaratë për shtyp, Russell tha se ai ende e do atë dhe dëshiron të mbesin përgjithmonë miq, por thuhet se Katy me një buzëqeshje në fytyrën e saj nënshkroi letrat e divorcit. Megjithatë, Katy më pas kishte thënë se divorci e ka shkatërruar tërësisht vetëbesimin e saj, kurse këngën “Part of me”, ia kishte përkushtuar ish-bashkëshortit.
Heidi Klum dhe Seal befasuan botën kur deklaruan divorcin e tyre në janar të vitit 2012. Pastaj, ata thanë se fëmijët e tyre mbeten prioritet dhe do të mbeten në marrëdhënie të mira për hir të tyre. Por disa muaj më vonë, Seal tha se Heidi e kishte tradhtuar me Martin Kristen, truprojën e tyre, kurse kjo ishte arsyeja pse ai vendosi për t’i dhënë fund martesës së tyre. Heidi e ka mohuar një gjë të tillë.