TROPOJË – Lëvizja e lirë përmes pikës së kalimit kufitar të Vranicës që lidhëTropojën me Malin e Zi ka një tendencë rritjeje. “Tashmë lëvizin gjatë 24 orëve deri në 50 persona në fundjavë, ndërsa në ditët e tjera të javës lëvizin 20-30 persona”, bëjnë të ditur burime zyrtare të Drejtorisë Rajonale të Kufirit.
Ndërkohë, shqetësim është gjendja e keqe e aksit rrugor që lidh qytetin e Bajram Currit me komunat e Plavës e të Gucisë në Malin e Zi. “Po bashkëpunojmë me drejtuesit e Plavës e të Gucisë me synimin e riparimit të shpejtë të aksit rrugor që lidh ato me pikën e kalimit kuftar, gjë që do të lehtësojë lëvizjen e vizitorëve në të dy anët e kufirit”, thotë kryetari i Komunës së Margegajt, Rexh Biberaj. Sipas tij, lëvizjet në të dy anët e kufirit bëhen jo vëtëm për shkak të distancës së vogël, por edhe të lidhjeve të shumta miqësore e fisnore të banorëve në të dy anët e kufirit. Vetëm nga Komuna e Margegajt mbi 40 vajza janë martuar me djem, banorë të këtyre dy komunave, gjë që rrit ndjeshëm fluksin e lëvizjes së banorëve në të dy anët e kufirit”
Është kjo arsyeja, që e bën më të domosdoshme hapjen e rrugës automobilistike që lidh doganën e Vranicës me qytetin e Bajram Currit, rreth 45 kilometra e gjatë. Ndërsa, Plava e Malit të Zi nga Ceremi është vetëm 10 kilometra. “Projekti i rrugës ka përfunduar, ndërsa pritet financimi i saj. Projekti i është dërguar Ministrisë së Turizmit, por edhe KE-së, me synim përshpejtimin e financimit, pasi hapja e këtij aksi rrugor është bërë i domosdoshem për banorët e të dy vendeve”, thotë Biberaj.
Fshati Çerem ku është pika e kalimit kufitar e Vranicës ndodhet në pikën lidhëse të tre shtete me shqiptarë , Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. E veçanta është se në të 3 shtetet pranë kufirit, banorët janë shqiptarë. Vetë banorët e fshatit Cerem janë me origjinë nga fshati i Vuthajt i Malit të Zi. Fshati ndodhet në një lartësi prej rreth 1800 metra mbi nivelin e detit.
Rrethi i Tropojës ka një vijë kufitare me Malin e Zi rreth 30 kilometra të gjatë.

“mbi 40 vajza jane martuar me djem” , po pse me se mund te martohen ndryshe
AS , ka shume lloje martesash ….
Une do vecoja {meqe jemi ne teme } martesat gay te vendi i TONI BLERIT
U miratuan me goxha vota pro …kto jane martesa dashurish .
Kemi pastaj martesa politike ..RAMA META , qe njeherazi u bekuan nga Internacionalja e specialisteve socialiste , nga kokepalaret ,nga te gjithe ata me pak fjale qe u pelqejne ngjalat e jargosura .
Kemi pastaj dhe martesa interesash …lekesh .Ja une sa here shof Argiten them : “Po me kte burrin kush mund te martohej “?
Sigurisht ndonje qe i interesento fatura 3 milion …
Nejse komenti yt ishte me te vertete per te qeshur …i imi me siguri vetem per te qeshur nuk do ju beje .
Si ka mundesi që nuk e ka bërë ketë rrugë Saliu? Ai deklaronte se “Me mue janë ba 10 mijë kilometëra rrugë ne gjithë vendin!(Olldashi deklaroi vetëm 2500).Shikoni mos e ka ba,Salia se nuk asht e mujt me lan Tropojën mbrapa!Mos e ka ba,dhe duhet me e riba,or tej! Salia prej Vicidoli ka ken burri ma i modh në tanë Nahijen e Shkëlzenit!E ka ba,rrugën,e ka raportu,por hala nuk asht fillu!…Me u martu graria,shkon ene pertej Gucisë,e ma pertej Arbëreshisë!…Ash pun P. martesa e grarisë!…Turqeta,Basha i Lulajve!…Baje bulevardën e Tironës,ene për Margegajt!…
Me fillue me ndertu rrug te asfaltume nuk na ngel xhec ne tregetarve te kuajve e gomerve!
Ka pas te drejt Sala,vertet ka punu per te na demokratizue,por jo me na prish tregetin?