Drejtori i RTSH-së, Martin Leka, ka thënë se këngëtarja tranvestite Konçita, nuk do të marrë pjesë në festivalin e fundvitit.
Ai thotë se Konçita ka shumë angazhime, ndaj dhe nuk do të vijë në Shqipëri.
“Pikërisht Konçita, ai/ajo, nuk do të jetë në Festival. Për shkak të impenjimeve të tjera të tij/saj, nuk mundi t’i përgjigjej ftesës sonë.
Por, mendoj se publiku do të kënaqet me Alexander Rybak, norvegjezin fitues të Festivalit Europian në 2009-ën, një zë dhe personalitet artistik, i cili ka fituar miliona fansa nëpër botë”, është shprehur Leka në një intervistë në shtypin e ditës.
Ndërkohë, Leka thotë se në krye të RTSH-së ka pasur presione, dhe për këtë tregon një shembull.
“Kur për herë të parë shpalla një konkurs për Drejtor Departamenti të Sportit, m’u vërsulën të gjithë kundër.
Madje kundërshtimet më erdhën edhe nga ndonjë drejtues. Argumenti ishte tragjik: “Të pyesim punonjësit njëherë”?!
Fiks njësoj dhe po aq e vjetër sa “Vija e masave”.
Mes shumë pengesave e presioneve, pas shumë e shumë letrave me emër e anonime drejtuar institucioneve brenda e jashtë vendit (!), jo vetëm nuk u tërhoqa, por shpalla një tjetër konkurs, atë të Drejtorit të Departamentit të Filmit”, thotë Leka.

Dukesh dhe ne foto presion te madhe ke,te kan bere sanduic….:)
Te plast koka o Martin Leka Ku ne syte e tu do ta çoje Konçiten,kete pleher boterore?Kete felliqesire? Perse do ta sillje ne festivalin tone qe me paraqitjen e saj skandaloze tu jepte edukaten e saj te degjeneruar? A eshte paraqitja e saj e pa moralsheme per publikun ton? Shyqyr qe nuk ka ardhur se nuk do hapnim fare televizorin per te pare festivalin.
RTSH ka rënë dhe do kohë të ringrihet.
Mediokritet ishte para 23 qershorit, mediokritet profesional edhe tani.
te vjen shurra kur e shikon
Pse nuk bëhet reforma e thellë aq e premtuar në RTSH dhe sa vite duhet të presim?Rama, si shumë adaggio e ke nisur, ne presim një simfoni të furishme si simfonia e 9-të bethoveniane.Përndryshe po t’a këndojnë kulivallahun forcat e së keqes.
Nuk e di cfare roli ka Keshilli ne fjale tek permbajtja por eshte e turpshme qe paguajme cdo muaj para per nje institucion te tille kaq te legenosur.
Le te marrim vetem Festivalin.
U bënë disa vite që Festivali i këngës në Radiotelevizion kritikohet. Kritikat nuk janë vetëm për muzikën, por për gjithçka të tijën, që nga skenografia e deri te batutat pa kripë të prezantueseve.
Shihni te pakten frymën e komentuesve në rrjetet sociale. “Edhe këtu Enkel Demi? Mooss. S’ka mundësi të jemi kaq të varfër. Apo jemi?
Mjerim i nje institucioni qe eshte degjeneruar deri ne mosekzistence. Shterpe ne ide.
Duhet permbysje teresore ne koncepte. Te largohen menjehere militantet.
Ne se do te vazhdoje keshtu eshte fatkeqsi
Si eshte e mundur qe nje shoqeri shqipetare me keta qindra artiste dhe intelektual te kultures shperfillet dhe RTSH-ja vazhdon te kete “Ikone” ca ordinera???
Boll u morem me emra, nuk ka pike rendesie kush eshte kryeminister dhe ke ka shoke.
shikoni shifrat.
Radio Televizioni Shqiptar është një institucion që funksionon me taksat që paguajmë dhe kryesisht financohet nga buxheti i shtetit.
Por shpenzimet e këtij institucioni mbeten të paqarta.
Ka njerez me rroga milioneshe atje dhe produkti eshte zero me bisht, nuk mbetet asgje ne memorin e shikuesit.
Ka defekte të standardit dhe kategorive kontabël qe e bëjnë këtë institucion jo transparent në detyrimin për të informuar publikun mbi mënyrën se si shpenzohen para të taksapaguesve.
Keto te shohin keta te rinjte qe paskan zgjedhur sot aty
Ata tallen,shperdorojne..sepse ne si popull,te na hypesh ne shpine,nuk levizim.Kjo ka ndodhur dhe ndodhe,sepse duket se politika ngre njerezit kur lekunden themelet e interesave,ose tekave te tyre,kur duhet te ndodhe ndryshe.Ne nuk ngrihemi vete,prandaj jemi te destinuar te presim(vuajme).Ku eshte pare te besh kontrate koncensionare dhe i huaji te mos tregoje bilancet…e naftes se nxjerre.Ose te paguash para dhe TVSH te tallet me programin dhe shperdoroje parate…..Mbase gaboj…
Merreni ne Prokurori dhe Pyeteni drejtorin e RTSH -se Martin Leka, jua TREGON ai se ku i ka futur dhe ku i ka Shpenzuar parate tona, po s’ka Drejtesi se me ato qe po ben ky Martin i Maleve e ca te tjere , Neni 248 i Kodit Penal per cfare eshte per te Fshire duart ndonje Prokuror! Prokuroria cfare ben eshte e shurdher dhe qorre se po ti SHKOJNE ne DEREN e RTSH i Gjen Letra e Dokumenta qe Martin Leka te Arratiset nga Shqiperia se ska Avokat qe e merr ne mbrojtje! Po Kush e di LSI cmendim ka….?!!!
Mos te lodhen shume se RTSH- ja eshte “de facto” ne dore te LSI-se. Po te kerkoni tek lista e te punesuareve do te kuptoni se edhe te rilindurit po sillen njesoj ose ne mos me keq se Berisha. Do te gjeni te punesuar aty vellane e Elisa Spiropali, babain e Olta Xhackes, vellane e Sokol Balles, te dashuren e IT-se qe u mor me serverin e tatimeve etj me radhe. Qoka me leket publike per vellezer, motra, te aferm, dashnore te pushtetareve te rinj. Ritallja nuk eshte vecse faqja tjeter e berishizmit.
Un mendoj qe TVSH te mbyllet fare ose ti pergjigjet ekonomis tregut por jo te mblidhen taksa me dhun per te financuar nje dhunues ose te pakten te veprohet si ne greqi.
ne jemi nje popull qe vetem bejme gam gam gam kot vetem diskutojme dhe bejme kot llafe me njeir tjtrin pse nuk dalim te gjith ne shesh dhe tv qe mbahet me takstat tona dhe mban parazitet aty qe rrine ne kafe gjith diten dhe marin rrogen kot i paguajem ne te kaloj privat ose te mbyllet ose ti gje leket ku te doje por jo nga qytetaret ky eshte kulmi kemi 20 vjet qe e mbajme ne pas 1991 keshtu dhe ATSH qe rri kot nderon drejtorat qe bejen nga dy bisnense dh mRIN RROGEN KOT ATY DUHET TE MBYLLET URGJENTISHT
Nuk eshte puna te LSI apo PS.
Po te duan, edhe ne LSI e PS ka njerez qe dine ta ngrene nje media.
Për të ardhur keq…ku është katandisur TV publik.
Po kaq u është mbyllur goja atyre që ende punojnë dhe që kanë punuar edhe përpara? Keni humbur personalitetin si njerëz dhe si profesionistë, ju bëri regjimi i Berishës të jeni në nivelin e një tv amator.
Po si menduat ju se Berisha do jetë gjithë jetën në pushtet? Unë tani kam filluar ta ndjek ndonjëherë…por më vjen keq, Ketrin Gjocaj( mund ta kem shkruar gabim mbiemrin) më mirë e kam parë kur drejtonte programet për fëmijë se sa tani.
Nuk po shohim asnje eprmiresim ne RTSH.
Ne që jemi në emigrim kemi përvojë të hidhur nga tv e Berishës, e quaj të tillë se në vitet 95-97, nga 5 orë që dilte në satelit 3 orë ishin lajme me Berishën spiker, 2 orë muzikë nga Kosova, a thua se nuk egzistonte muzika shqiptare brënda kufirit.
Propoganda më antikombëtare që është bërë nga tv publik i përket regjimit të Berishës, mbi 20 vjet.
Zgjohuni juve që ju ka ngelur sado pak ndërgjegje profesionale dhe kombëtare.
KAM RRETH 20 VITE QE NUK SHOHIM TVSH FAMILJARISHT SEPSE NA ESHTE KOHE E HUMBUR.
Nuk i mjaftojne ATO leket muaj per muaj me detyrim qe merr nga cdo familje,po merr edhe NGA shteti per ATO emisione qe nuk i shikon kush…
Hajdutet
A duhet të kemi më RTSH???
RTSH që paguhet me taksat dhe mundin e shqiptarëve, e gjen sot si nje parazit. Niveli i tij është mjeran deri në pështirosje.
Kam katër fëmijë të larguar familjarisht jashtë atdheut prej vitesh. Kanë kycur shtëpitë apo apartamentet. Kontatorët e energjisë tregojnë konsumin ZERO. Paradoksi është se në faturën e CEZ shënohet TAKSA e TELEVIZORIT 100 leke (?!)
Me bashkëshorten kemi dy aparate televizori. Të abonuar në kompaninë Nisatel shohim 40 stacione televizivë që dëshirojmë, vec RTSH që është “me nivel mjeran deri në pështirosje!” Prej tre vitesh fatura e CEZ shkon 1200 lekë në vit.
Bashkë me fëmijët, une paguaj 6000 lekë në vit. Nuk duhet të gëzojnë asnjë lek që vjedhin nga pensionistët, një televizion që merr taksat dhe i shërben interesave të ngushta të pushtetit.
TVSH + TVKklan!
(Humor miqsor…)
Jane qe te dy te shtetit,
nuk shohin nga Shqioeria!
Diten ven nga bot ‘ e qejfit,
darken hane te qeverria…
Eh moj tvsh e dashur,
do rrish gjat si refugjat?!
Kur do vish moj buze plasur,
te shoc Shqiperin ‘ nje nate?!
Ti qe ditke se ne xhungel,
rrojne aq e kaq gjallesa!
S ‘ ditke gje per shqipetaret
qe po rrojn ‘ vetem me shpresa?!
Ti qe ul e ngre avjona,
flet per Majkell e Ornela!
S ‘ ditke gje per kenget tona
qe bota i quan perla?!
Ndalni filmat pergjerate…
(Lakuriqersi, qosh me qosh)
I kemi te mira grate,
cduan meshkujt mbi shoshoq?!
Vishni kostumin kombetar
jo dhe fare lakuric,
se dhe kafshes Perendia
i ka vene nga pas nje bisht ‘ !…
ke te drejte komentusi emigrant
dhe une njeher ne vit vi ne memedhe aq paguaj
ku te ankohesh??
ai televizjon eshte anti kombetar ai mban nje kaste burokrate dhe emisionet e tij dhe menduam se Rilindja do ti hiqte qafe
te shpresojme
RTSH ne qofte se don te ekzistoje si televizion, ti nenshtrohet ligjeve te tregut.
Ne nuk duhet te paguajm ca gazetare qe i bejne fresk pushteteve sa here ato nderrohen.
Urime bec per kete poezi….
drejtor i TVSH qeka akoma Martin Leka????
Nese kjo eshte e vertet, per qfare Rilindje kemi votuar?
Ky Leka, Aleksander Frangaj dhe Nolle Lesi jane njerez qe i kane sherbyer sigurimit te shtetit e cdo padroni ne qeveri pas 90, imorale dhe harbute.
Le te kontribuojme te gjithe te pastrohet ambienti mediatik nga ky virus. por vendim=marresit te paret, pra qeveria e re e mazhorances
Jam i gatshem te paguaj dyfishin e takses, vetem TVSH–se te mos ia degjoj emrin. Aty jane strehuar te paaftet, hajdutet, imoralet e kudicfare
RTSH te mbyllet fare, parate te shkojne per kopshte e cerdhe
Rilindja.
Ja, sa ta mare ne dore qeverine Rilindja e do shikoni
sa mire do vene punet ne R.T.SH.
Edhe RTSH edhe AMA u moren nga TCH sic dikur e mori Klani.
Ne kete pike Rama u tregua njesoj si Saliu
Te shpresojm qe do rregullojn ndonje gje
Ne kete pike te gjerave me mir te mbajn drejtor Martinin se ta ndrrojn e te ven edhe aty ndonje redaktor te Top Kanalit
Cfare komenti tipik PD style!
ncncncnc lexojeni more njerez ate qe shkruani vete ndonjehere.
Akoma Martini qenka drejtor i TVSH? 🙂