Martin Schulz: Greqia t’i japë llogari FMN-së dhe BE-së, jo Trojkës

Ornela

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka sugjeruar sot se qeveria greke mund të raportojë drejtpërdrejt tek Bashkimi Europian  dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, në vend që t’i japë shpjegime Trojkës (e formuar nga Banka Qendrore Evropiane, FMN-ja dhe Komisioni Evropian). “Kontrolli i zbatimit efektiv të reformave të premtuara mund të bëhet në një formë tjetër”, deklaroi Schulz për të përjavshmen gjermane “Tagesspiegel am Sonntag”. “Qeveria e vendit mund t’i japë llogari për rezultatet e saj anëtarëve të BE-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar”, ka specifikuar presidenti.

Qeveria greke ka deklaruar në disa raste se nuk e njeh Trojkën si bashkëbisedues të vlefshëm në negociatat për shpëtimin e Greqisë. Vetë Schulz e përshkroi javën e kaluar si “të papërgjegjshëm” këtë qëndrim të kabinetit të Tsipras dhe shpjegoi se Syriza ka “premtuar gjëra gjatë fushatës zgjedhore që duhet të zbatohen shpejt, por nuk munden, sepse së pari Greqia duhet të përmbushë kërkesat e programit të shpëtimit”. Deklaratat e Martin Schulz vijnë në të njëjtën ditë që Aleksis Tsipras, kryeministri i sapozgjedhur grek paraqiti në Parlamentin grek programin e qeverisë, një plan masash që priten të shërbejnë që partnerët europianë t’i japin Greqisë një ndihmë  për nënshkrimin e një marrëveshjeje për zbatimin e reformave.

Por Alexis Tsipras, nuk ka ndërmend të ndryshojë drejtim në raport me Europën, “Do të respektoj plotësisht programin e partisë me të cilin fitova zgjedhjet”, tha ai duke filluar diskursin që do t’i japë nismën debatit parlamentar tre ditor që do të përfundojë të martën pas votëbesimit për qeverinë e re. Sipas burimeve qeveritare Tsipras ka një plan veprimi me dy faza. Faza e parë do të zgjasë pesë muaj e do të fokusohet në luftën kundër krizës njerëzore, njëra nga shtyllat e të ashtuquajturës axhendës së Selanikut, që ndër të tjera, planifikon të ofrojë energji, ushqim dhe transport falas për më të varfrit.

Ky plan, siç llogaritet nga Qeveria do të kushtojë 2 miliardë euro dhe do të financohet falë një lufte më të mirë kundër evazionit fiskal, që është edhe një nga premtimet kryesore të qeverisë së re. Sipas llogaritjeve të Syrizas, shteti grek humbet çdo vit 12 miliardë euro nga kontrabanda, evazioni fiskal dhe borxhi i thesarit. Në një fazë të dytë, do të krijohen kushtet për aplikimin e kontratës së re sociale që ka ngritur Tsipras. Qeveria është e bindur se programi që do të prezantojë Tsipras në Parlament do të shërbejë për të arritur një kompromis me Brukselin në seancën e veçantë të Eurogrupit të mërkurën.

Share This Article
3 Comments
  • Mario Draghi
    ne konferenzen e shtypit me date
    4 prill 2013 ne BCE .

    Nuk ka nje plan B .
    Euro nuk eshte nje porte Reshkitese ,
    Euro eshte porta e burgut qe e kemi mbyllur me tre Mandate .
    Njerz si puna ime kane investuar te gjithe Fatin e tyre ,
    Autoritetin , Karieren , prestigjin ne Kostruimin e euros ,
    Se Euro si Thyhet ,
    Ne personat e Rendesishem humbasim gjithçka,
    Prestigjin , karrieren , Leket dhe Fuqine .
    Prandaj nuk do te kete Kurre nje dalje nga EURO .
    ,

  • Te dyshimta qendrimet e Europes me Greqine.!..Eshte vertetuar qr greket kane qene abuzues jo vetem me buxhetin e vendit te tyre por edhe me ndihmat e nderkombetareve;kane shperndare pensione bamiresie me taksat e popullit te tyre per ata qe nuk u takonin,por per qellime shoviniste;kane pervetesuar pasrinedhe vlerat monetare te vendit dhe i kane transferuar ne vende te tjera per t,i fshehur,nuk respektojne asnje te drejte minoriteti brenda shtetit te tyre,;kerkojne territore e ndryshime emrash qe nuk kane te bejne me te shkuaren e tyre ,pra ne meyre abuzive dhe per cudi,perseri Europaa e sheh si djale te vetem!Ka ardhur koha qe krenarine fallco greke per gjoja nje te shkuar te lavdishme,qe ne fakt edhe ajo eshte e pervetesuar,per nje te tashme “ekselente” ta thejne ne realitet.Eshte detyre e Europes t,u gjeje vendet e merituara shteteve te saj ose ndryshe le te shperbehet,sepse bashkimi behet ne emer te vendosjes se gjithckaje ne vendin e vet.Deri me tani nuk e ka kryer kete funksion…

  • Greqia u perkedhel si nje femije e vetme nga evropa amerika dhe nje femije po e perkedhele i plotesove cdo teke ai ska per tu bere kure i mire po keshtu dhe greqia as ka per ti pyter me evropjanet tash esht von po mir qe po cfrytezon shqiptaret qe punojne pa pytur orar pa pyetur se esht e shtun apo e diel dhe ne fund i thot nuk te takon as gje se nuk jeni ne evrope pavaresisht qe jetojne ne nje shtet evropjan me leja qendrimi te paguara shtrenjt me sigurime te detyruara se nuk rinovohej leja e qendrimit ndersa per “vorjo epirotet”cdo gje ne regull pensione pa kontribute ndihma gjith andej leja qendrimi pa as nje kusht a vall nuk i di evropa keto!EVROPA DEMOKRATIKE!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *