Martin Shkreli i ofron Kanye West 10 mln $ për albumin e ri

redaktor

Kanye West ka një ofertë prej 10 milionë dollarësh për albumin e tij të ri. Ofertën e ka marrë nga shqiptari i njohur tashmë jo për mirë në SHBA dhe jo vetëm, Martin Shkreli.

Ky i fundit i ka propozuar Kanye West që ai të jetë zotëruesi i vetëm i albumit të ri dhe për këtë është i gatshëm të ofrojë një shumë të majme, plot 10 milion dollarë.

Kjo nuk është herë e parë që Martin Shkreli ofron shuma të mëdha parash për të qenë zotëruesi i vetëm i një albumi.

Ca9t4wVUUAEiTbDKëtë Shkreli e bëri me anë të një postimi në Twitter. “Në vend që ta nxirrini këtë produkt për miliona fansa, unë ju kërkoj që të ma shisni vetëm mua për 10 milion dollarë”, shkruan ndër të tjera ai.

Para disa muajsh, Shkreli u shndërrua në njeriun më të urryer në gjithë botën, sepse përmes një kompanie farmaceutike, rriti me 5000% çmimin e një ilaçi kundër HIV/AIDS.

I riu me origjinë shqiptare u arrestua më pas në Nju Jork, pasi u akuzua për mashtrim dhe shmangie të taksave. Pasi la një garanci pasurore prej 5 milionë dollarësh, ai doli nga burgu brenda 24 orësh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *