Karakteri i shfaqur nga Barcelona e ka kënaqur shumë trajneri Gerardo Martino, i cili pas ndeshjes foli për rezultatin e mirë në “Etihad Stadium”, polemikat rreth penalltisë së Messit dhe për lojën në përgjithësi. “Mund të luanim më mirë apo më keq. Morëm një rezultat të mirë kundër Manchester City-t, kemi 14 ndeshje përpara në La Liga dhe finalen e Kupës së Mbretit. Pra jemi ende brenda objektivit për të fituar në tre kompeticione. Në pjesën e parë patëm dhjetë minuta të vështira, ndërsa më vonë e morëm veten dhe mendoj se e kontrolluam lojën”. Në lidhje me penalltinë e Mesit, Martino pohoi me gjysmë zëri se ndoshta nuk ishte e drejtë. “Më thanë se ndoshta Mesi ishte jashtë zonës së penalltisë, por në të njëjtën kohë na u anulua një gol i rregullt. Zakonisht unë flas pak për arbitrat, sepse kjo temë nuk të çon askund. I qëndroj pranë ekipit dhe duhet të përmirësohemi ende”. Ndërsa kolegu i tij, Manuel Pelegrini, u tregua tepër i ashpër ndaj gjyqtarit suedez Jonas Erikson, duke thënë madje se një gjyqtar nga Suedia nuk duhet të gjykojë ndeshje të këtij niveli. “Ai ishte që në fillim i njëanshëm, kundër nesh. Mendoj se në Evropë luhet futboll më i rëndësishëm se në Suedi”, tha Pelegrini, duke shigjetuar UEFA-n që zgjodhi këtë arbitër. Për këto fjalë, trajneri i City-t rrezikon të ndëshkohet nga UEFA.
Po goli i ALVESH si ishte apo qe ja futi portierit topin ne mes te SHALEVE .
Po gjuajtja e SANCEZIT ne mine 48 qe mbrojtesi e ndaloi me grusht ne ZONE apo ishte e pavullneteshme .
Po goli i anulluar i BARCES a nuk ishte i rregullt .
A shenoi ndonje gol M.CITY ?
Nuk behet “”Stan me lepuj ” sic kerkojne qe te bejne Sheiket e naftes ne bote vetem per te prishur ekipe SOLIDE dhe per te na e peshtirosur futbollin ku vlera e nje lojtari sot eshte GROTESKE dhe ireale .
Kaq e kishte hapin M..CITY ,le te mundohet qe te beje ekip me kualikativ vitin e ardhshem dhe me konkurues .
Edhe pordhaci WENGER te mos na caje ka…..in se ka 10 vjet qe nuk fiton asgje por vetem LEH si nje STRAY -DOG.
Him had better goes !