Shumica e çifteve të famshme në prag të martesës hartojnë një marrëveshje, me të cilën synohet mbrojtja e pasurisë së secilit në rast ndarjeje. Por për modelen polako-amerikane Joanna Krupa, seksi është i pari në listën e prioriteteve. Sipas britanikes “The Sun”, Joanna i ka paraqitur të fejuarit të saj, Romain Zago, një marrëveshje sipas të cilës çifti duhet të kryejë marrëdhënie seksuale jo më pak se tri herë në javë.
Modelja 33-vjeçare mendon se ky dokument do t’i japë një jetë të mirë seksuale. Ndërsa i fejuari i saj, i cili pritet të firmosë kontratën, thotë se Joanna është një makinë e vërtetë seksi. Biznesmeni amerikan thotë se nuk mund të gënjejë duke premtuar se do të kenë marrëdhënie çdo ditë, pasi të dy punojnë shumë dhe kjo i vështirëson gjërat.
“Mund të hash makaronat më të mira në botë çdo ditë, por duhet të ndërrosh shpesh salcat, përndryshe do të jenë të njëjtat makarona”, thotë ai, duke iu referuar marrëdhënies 6-vjeçare me Joannën.