Martohen pa miratimin e familjeve, babai djeg vajzën e dhëndrin

Bora Basholli

Një ngjarje horror ka ndodhur në Indi, ku një çift i porsamartuar është djegur. Gruaja 19-vjeçare ka ndërruar jetë në spital, pasi trupi i saj ishte djegur 70 për qind.

Policia indiane dyshon se autori i kësaj ngjarje të rëndë është babai i vajzës, i cili është arratisur së bashku me dy nga vëllezërit e tij

Rukhmini dhe 23-vjeçari, Mangesh Ransing, u martuan fshehurazi gjashtë muaj më parë, duke mos marrë pëlqimin e familjeve, të cilat ishin kundër martesës së tyre për shkak të besimeve të ndryshme.

Pas martesës, të dy, Rukhmini dhe Mangesh Ransing, ishin kthyer në fshatin e tyre.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *