Martohet djali i Filip Çakulit, sonte dasma

anazapta

Zhani Çakuli, djali i drejtuesit të emisionit FIKS FARE, Filip Çakuli martohet sot. Dasma do jetë një ndërthurje e tradicionales me modernen dhe do bëhet te “Sheraton Hotel” me rreth 310 të ftuar. Goxha dasëm, apo jo? Edhe pse i zënë me përgatitjet ne, ditën e djeshme kontaktuam me dhëndrin, Zhanin, djalin e madh të Filipit. Në nxitim e sipër ai na tregoi se, “Me nusen jemi njohur në ditëlindjen e Paolës, gocës së kumbarit tonë të dasmës Artan Dini”. Nusja e ka emrin Daniela Sina, mësuese në WAT (shkollë amerikane në Tiranë) dhe është vajzë e një familje të vjetër tiranase.

 

Nunesha e vogël Paola, “sebepi” i lidhjes

Paola është vajza e një prej biznesmenëve më të njohur në Tiranë, mikut të Filipit, Artan Dini. Zhani dhe Daniela janë njohur në ditëlindjen e Paolës, ku ishin ftuar ai si djali i mikut të Artanit dhe ajo si mësuese e Paolës. Paola është edhe nunesha e Danielës sepse e ka pagëzuar atë bashkë më vëllanë e saj.

Jetë të lumtur dhe sa më shumë ngjarje të bukura të dielave në kryeqytet. Jetë të lumtur edhe gjithë çifteve që martohen sot nga stafi i DITA-s.

foto

Share This Article
9 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *