Kapiteni kuqezi, Lorik Cana, është martuar në një ceremoni private buzë detit në Itali. Ai kishte shkëmbyer unazat me të gruan e tij, Monika, në një tjetër ceremoni, që u zhvillua të dielën në Romë, në një atmosferë familjare. Por festa e çiftit të ri nuk mbaron këtu. Ata do të kenë edhe një ceremoni tjetër në Prishtinë, në 27 qershor.
