Martohet Putin!

Ornela

Në mediat botërore po qarkullon lajmi se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është martuar me Alina Kabajeva, ish- gjimnasten ruse.

Thashethemet kanë vazhduar për më shumë se një dekadë duke pretenduar se ajo është zonja e parë sekrete dhe çifti thuhet se ka fëmijë.

34- vjçarja është shfaqur me unazën në një eveniment në Itali, ku u shpall ambasadore e Gjimnastikës së Kupës së Botës. Kabaeva është fotografuar me një unazë në gishtin e dorës së djathtë, unazë kjo tradicionale martese.

Thuhet se dashuria e tyre  e fshehtë u kurorëzua pas gati dhjetë vjetësh e mbajtur sekret.

Edhe pse ka patur gjithmonë spekulime lidhur me marrëdhënien e tyre ,Kabaeve nuk ka pranuar kurrë se ajo është në një marrëdhënie me Putin.

Të vetmet fjalë që ka thënë për mediat kanë qenë “ Kam takuar një njeri të mrekullueshëm që e dua shumë, por ndonjëherë njeriu ndihet i frikësuar shumë nga lumturia, ka thënë ajo, por pa përmendur emër konkret.

Putin u divorcua me gruan e tij Lyudmila në vitin 2014. Nga martesa me 30 vjeçare me Lyudmila ai ka dy vajza.

Share This Article
1 Comment
  • Spiun me klas se ky nuk kam pare , divorcohet , martohet dhe gjithcka si operacion spiunazhi, ky nuk eshte normal, ose gjithe bota nuk eshte normal por vetem ky, hahahaha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *