Marubi: Njëqind vite dinasti e artit të fotografisë

DITA Online

Historia e studios së Marubit nisi më 1850-ën, kur italiani Pietro Marubi emigroi në Shkodër për arsye politike. Më 1856-ën, vetëm dy dekada pasi u shpik fotografia, ai ngriti një studio fotografie me kamerën që solli me vete,  nga Italia. Ajo  nuk u ndal së shkrepuri për më se një shekull. “Dinastia Marubi – njëqind vite e studios fotografike shqiptare” është ekspozita që çelet më 15 shkurt, në shtëpinë e saj, në Muzeun Kombëtar të  Fotografisë “Marubi”, tre vite pas ekspozimit të saj, në muzeun “Foam”, në Amsterdam të Holandës, kuruar nga Kim Knoppers.

Tre breza fotografësh shkrepën portrete të një game të gjerë njerëzish, nga borgjezia e qytetit, tek barinjtë, sunduesit osmanë, Mbreti Zog, deri tek kriminelë, aktorë të famshëm dhe piktorë.

Një sërë fotografish bardhezi sigurojnë të dhëna të sferave të rëndësishme të historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve, mbërthyer nga tre breza fotografësh të studios, nga 1856 deri më 1959 –ën. Koleksioni i pasur prej 150 mijë negativësh xhami është interesant nga pikëpamja historike, sociologjike, kulturore dhe antropologjike, po aq sa edhe artistike. Ekspozita, e cila u hap së pari në Holandë është një prezantim i historisë së pasur fotografike të një vendi të izoluar europian, shpesh i shpërfillur.

Kultura vizuale në Shqipëri, gjatë këtyre viteve ishte pak e njohur dhe koleksioni siguron historinë e pasur fotografike që shtrihet nga periudha e sundimit osman deri në periudhën komuniste dhe përfshin situata sociale, kostume tradicionale dhe portrete grupi me rëndësi sociologjike. “Qyteti kishte mirëpritur krahëhapur një magjistar, që ndizte flakë ca pluhura e lëngje e më pas të jipte në orë një copë letër të trashë ku ishe pikërisht ti”, shkruanin kronikat e kohës.

Historia e studios Marubi nisi më 1850-ën, kur italiani Pietro Marubi emigroi në Shkodër për arsye politike. Foto: Pa titull, Pietro Marubi,  papara 1881-shit.

Pietro Marubi në Piaçenca të Italisë më 1834, ndërsa zhvilloi me kohën pasionin  për artet  si arkitektura, piktura e skulptura.  Me përjetimet e nacionalizmit italian, me lëvizjet maçiniane dhe garibaldine,  u gjend i përfshirë në vrasjen e kontit të Piaçencës, asokohe qyteti qeverisej nga austro-hungarezët. Këto rrethana politike e detyruan të zhvendosej drejt Ballkanit. Nga  Korfuzi, kaloi më pas në Vlorë, për t’u transferuar përfundimisht në Shkodër, si vend katolik. Qyteti që atëherë, bashkë me Janinën ishin qendrat më të mëdha të kulturës në trevat shqiptare.E nisi praktikën e tij duke përdorur procesin e kolodionit me pllakë të lagësht, një metodë standarde e fotografisë në Europë, gjatë asaj kohe.

Më 1856, dy dekada pas shpikjes së fotografisë, ai ngirit një studio fotografie me një kamera që e solli me vete nga Italia. Foto: Kel Marubi me të shoqen, në studio, pa datë. Djathtas: Pa titull, nga Pietro Marubi,  para 1881

Studioja thuhet edhe se ishte një dhomë, gjysmë prej muri, gjysmë prej xhami, me qëllim që drita të hynte edhe të depërtonte natyrshëm. Klishetë e para bardhe zi qenë të formateve “21×27”, “26×31” dhe “30×40”. Më pas vijnë e ndryshohen dhe fotografi arrin të bëjë klishe thuajse të të gjitha formateve të kohës. Ai  vendoste shpesh brenda ateliesë  bar, degë e trungje pemësh, përherë me lidhje ideore me subjektin që do fotografonte.  Ashtu si kolegët e europianë, përdorte beze të pikturuara,  të përshtatshme me atë që do fotografohej, si natyra të qeta, peizazhe të natyrës shqiptare apo  pamje te mjediseve familjare.

Me vdekjen e mjeshtrit, asistenti i tij Kel Kodheli, mori në dorë biznesin dhe ndërroi mbiemrin në Marubi, duke sjellë teknika si efektet speciale dhe retushimi i negativëve – së bashku me kamera më të sofistikuara. Brezi i tretë i studios, i biri i Keli, Gegë Marubi , u trajnua në shkollën e vëllezërve Lumière, në Francë,  në vitet ’20.  Ai futi si risi përdorimin e celuloidit, duke i ndërruar me pllakat e qelqit dhe kjo u mbajt si periudha më e suksesshme e studios. Në vitet ’70, Gega e dhuroi koleksionin e studios – afro 150 mijë negativë xhami – Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Ai ia dedikoi pjesën tjetër të jetës punës për ruajtjen e tyre dhe vdiq në vitin 1984. Arkivi sot gjendet në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, që u hap në Shkodër, në vitin 2016.

burimi: gazetasi

v.l/ Dita

“Dinastia Marubi – njëqind vjet e studios fotografike shqiptare” në ekspozim në Muzeun Marubi, nga 15 shkurti sjell imazhe bardhezi që sigurojnë të dhëna të rëndësihme mbi sferat e ndryshme të hstorisë së Shqipërisë dhe popullit të saj, mbërthyer nga tre breza fotografësh të studios. Fotoja: Pa titull, nga Pietro Marubi, përpara 1881-shit.
Arkiva e dinastisë tani ndodhet në Muzeun Kombëtar të Fotografisë, “Marubi” në Shkodër. Foto: Pa titull, nga Pietro Marubi,  para 1881
Share This Article
3 Comments
  • Marubi: Njëqind vite dinasti e artit të fotografisë.
    Une ma me kuptim do e cilesoja:
    Marubi: Njëqind vite dinasti Italo-Shqiptare e artit të fotografisë.
    Nuk paskesh lane trashigimtar.Keli “kopil” shkoderet “vjedhe” konverton atesin nga kodheli ne Marubi.
    Pra kush asht ma i sakt per kete pasuri trashigimore.Une apo autori qe shkruan kete informacion.

    • Jane te tjere shqiptare pionere te fotografise ne Shqiperi.
      I pari edhte Papa Jani Zengo nga Dardha e Korces e pas tij nje numur jo i vogel po nga ai fshat.
      Thimi Raci njihet si fotografi i pare qe kishte bere foto te dhjete cifteve te sapo martuar ne Dardhe. Te mos harrojme qe as energji elektrike nuk kishin dhe kane nxjerre kryevepra. Ka nga ata qe vitet e para te 1900 kishin studion e tyre ne Boston pasi kishinnmerguar atje nga Dardha.
      Marubi ishte italian dhe nuk ben klasifikim ne listen shqiptare.

  • MH. dhe U.S.A! lexova komentet tuaja plot smire ndaj plejades Marubi. Ju nuk jeni Shkodrane puro te rritun nen vazhden e artit dhe kultures qe trashigonte dhe kultivonte me pasion ky qytet mijra vjeçar; ndonse lengonte nga sundimi denigrues i nje shteti turko-islamik.Sa per dijeni ; Kel Kodheli nuk e pervetsoj me kopili mbiemrin Marubi; por u biresue (adaptue) nga Marubi qe femini dhe ligjerisht si katolik u regjistrue ne anagrafen e kishes se Shkodres femija dhe trashigimtari i Pjeter Marubit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *