“Marubi” pret sot qeverinë shqiptare dhe malazeze  

Ornela

Qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi do të zhvillojnë sot një mbledhje të përbashkët në qytetin e Shkodrës.

Si vend për këtë takim të përbashkët mes dy qeverive sipas burimeve të Oranews është përzgjedhur që të jetë fototeka kombëtare “Marubi”.

Garda, policia dhe FNSH kanë blinduar qytetin e Shkodrës.

Takimi dy palësh do të nisë me ekzekutimin e himneve kombëtare në pedonalen “Kole Idromeno”, më pas do bëhet parakalimi në këmbë deri tek Muzeu Marubi ku do të zhvillohet edhe mbledhja.

Pas fjalimeve hapëse, takimi do të vijojë me dyer te mbyllura ku do të nënshkruhen marrëveshjet respektive. Në përfundim dy kryeministrat, Rama dhe Markoviç do të kenë konferencën për shtyp. Ndërsa ne orën 12.00 është forumi i biznesit Shqipëri – Mal i Zi.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *