MAS publikon datat e provimeve në Universitet

Elton Tafaruci

Ministria e Arsimit ka caktuar datat e provimeve që do t’iu nënshtrohen maturantët e rinj e të vjetër.

Në bazë të këtij udhëzimi, pesë provimet me detyrim e më pas ato me zgjedhje do të jepen gjatë një periudhe 3-javore nga data 4 deri më 24 qershor.

Në udhëzimin për zhvillimin e provimeve të maturës janë të detajuara edhe rregullat për mbarëvajtjen dhe administrimin e provimeve, të njëjtat me maturat e viteve të kaluara.

Nga nesër nis plotësimi i Formularit A1, në të cilin të gjithë maturantët kryeqytetas e më pas ata në rrethe do të caktojnë dy lëndët që zgjedhin të japin provim, të cilat ndikojnë në garën finale në fakultete.

Pesha e këtyre të fundit bashkë me notën mesatare të tri viteve të gjimnazit caktojnë fituesit në shkolla./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *