Masa dhe arrestime për mbi 170 drejtues mjetesh në Tiranë

Saimir Lleshi
Police te Qarkullimit Rrugor, duke kontrolluar trafikun, prane Bulevardit Deshmoret e Kombit. Me ndryshimin e Kodit Rrugor qe nga dita e sotme do te aplikohene gjoba te ashpra vecanerisht per tejkalimin e normave te shpejtesise, drejtimin e mjetit ne gjendje te dehur, mosperdorimin e rripit te sigurise, etj.

Masa të shumta kundër shoferëve janë marrë nga policia rrugore në Tiranë.

Sipas një komunikate të Policisë, bëhet me dije se brenda një jave janë arrestuar 15 drejtues mjetesh.

Gjithashtu, u është pezulluar leja e drejtimit 25 drejtuesve, pasi kanë konsumuar alkool, 45 drejtuesve u janë pezulluar lejet.

Policia sqaroi se 64 drejtues mjetesh janë ndëshkuar pasi u janë konstatuar xhama të riveshur, ndërsa 27 drejtues mjetesh janë ndëshkuar pasi kanë qarkulluar në sensin e kundërt me atë të lëvizjes.

Policia e Tiranës njofton të gjithë drejtuesit e automjeteve të zbatojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *