Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për ish-ushtarakun Pëllumb Daci, një nga katër të arrestuarit që u kapën të hënën me lëndë eksplozive C4. Në vijim gjykata pritet të japë masën e sigurisë edhe për Ilir Dhimon, Artur Çelo dhe Emild Taku.
Operacioni i policisë së Tiranës, mbrëmjen e të hënës i koduar “Porosia” bëri të mundur arrestimin në flagrancë të katër ish-ushtarakëve,në kohën kur do të shisnin 10 kilogramë eksploziv. Ndërkohë që pas kontrollit të banesave të tyre u bë i mundur bllokimi i 96 kilogramëve C4,sasia me e madhe e sekuestruar ndonjëherë nga policia shqiptare.
96 kilogramët e eksplozivit sekuestruar të hënën e 19 majit në Tiranë kanë dalë nga depot e ushtrisë shqiptare dhe katër personat e arrestuar shërbejnë ose kanë shërbyer në ushtri.
Lënda eksplozive raportohej si e shkatërruar nga 4 personat, ndërsa në të vërtetë ajo hidhej në treg dhe shitej me një vlerë prej 1 mijë eurosh për kilogramë.
I arrestuari Ilir Dhimo ka shërbyer si kapiten në sektorin e asgjesimit të municioneve, ndërsa Artur Çelo ka patur detyrën e ushtarit profesionist, Pëllumb Daci gradën major,ish zevendës komndant pranë Forcave të Armatosura, kurse Emild Taku ka qënë ushtar në batalionin e transportit.
Ka dyshime të forta që këta persona e kanë marrë C4 nga reparti i Ndroqit në Tiranë,ku fillimisht e raportonin të shkatërruar.Më pas në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata e hidhnin në treg duke e shitur thuajse në të gjithë vendin.Por deri më tani nga hetimet nuk ka rezultuar që këta persona të bënin montimin e bombave me C4.
Aktiviteti i këtij grupi mendohet të ketë filluar që në vitin 2010,ku ata kanë qënë pjesë aktive e ushtrisë.Ndërsa nga kjo kohë e deri në momentin e arrestimit dy ditë më parë,dyshohet se kanë shitur rreth 100 kilogramë të tjera C4,sasi e cila është përdorur në ngjarje kriminale kryesisht në Tiranë, Krujë apo edhe ne qytetet të tjera.

ME 96 KG C4 MUND TE HEDHESH NE ERE GJYSMEN E TIRANES.
Kjo eshte Ushtria e Sali Enveristit qe furnizoi si nje MAFIE albaneze vendet terroriste te Botes se Trete, por qe sic duket nga ky zbulim e ka perdorur edhe per “ARMIQTE” e brendeshem te Partise dhe te popullit, ashtu sic e ka mesuar Sali Berishen Partia e Punes e Enver Hoxhes.
MEDET DHE HARRAM PER ATA DEBILE QE KANE VOTUAR DHE KANE ZGJEDHUR SALI KOMUNISTIN DY HERE NE PUSHTET!
Forcat e Armatosura jane krenaria e vendit.Ushtaraket e ndershem kane punuar dhe punojne per vendin dhe po skrifikojne jeten e tyre ne misione jashte vendit per te ngritur larte shqioerine dhe ta pastrojne nga llumi ku e kane zhytur te ashtuquajturit politikan. Mos ngaterroni ushtaraket e ndershem me lidershipin e saj civil dhe ushtarak. Ish ministri dhe ish shefi i shtabit jane pergjegjesit kryesore pse keto ushtarak kane vepruar keshtu. Kjo ka ardhe se drejtuesit e vene nga ana e tyre ne keto reparte kane pjese e veprimeve te paligjshme te lejuar nga ish shefi i shtabit te pergjithshem te FA, NJE NJERI MEDIOKER, SERVIL, I PAAFTE DHE I PERZIER NE AFERA TE MEDHA KORRUPTIVE. Ministraja e Mbrojtjes duhet ta vendos kete njeri para ligjit dhe te mos bej pkte me te , berja e pakteve duke shitur te tjeret eshte mjeshtrija e tij.Kurre mos ngaterroni Forcat e armatosura me keto njerez te korruptuar.
@ folianord? Komenti juaj eshte i drejtpeshuar,objektiv dhe i shkruar me matur. E vërteta qendron ashtu sic thoni ju pavaresisht se ushtarake te vecante mund te dalin nga shinat. Te drejte kini dhe per opinionet qe jepni per ish lidershipin politik e ushtarak te f.a. Kaste e korruptuar dhe antiushtarake… Nderime!