Policia ka marrë masa për ndeshjen e nesërme midis Tiranës dhe Partizanit. Me anë të një deklarate, u bëhet thirrje qytetarëve që të mos parkojnë rreth e qark stadiumit.
“Policia për arsye sigurie njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve se nuk do të lejohet parkimi i automjeteve rreth e përqark perimetrit të stadiumit. Parkimi i automjeteve nuk do lejohet më datë 07.12.2015 nga ora 08:00- deri në perfundim të aktivitetit”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Po kështu policia rrugore informon se do të marrë masat e zhvendosjes se mjeteve në pikat e saj të bllokimit nëse do konstatohen mjete që nuk janë larguar sipas këtij njoftimi. /Dita/
