Masa të rrepta sigurie, Policia blindon Rinasin për festat e fundvitit

J L

Drejtoria për Kufirin dhe Migracionin ka ndërmarrë një plan masash në të gjitha pikat kufitare, me qëllim përballimin e fluksit në hyrje-dalje në Aeroportin e Rinasit por edhe në porte.

E përpos përballimit të fluksit të emigrantëve që udhëtojnë brenda e jashtë vendit me rastine festive të fundvitit, një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Kjo pasi vit pas viti, kryesisht nga Aeroporti i Rinasit ka pasur një numër të lart personash të cilët nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, tentojnë të largohen ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

Vetëm në këtë vit, policia e Rinasit ka mundur të parandalojë rreth 300 persona të cilët kanë tentuar të largohen në mënyrë ilegale, duke u proceduar më pas për kalim të paligjshëm të kufirit apo edhe për falsifikim të dokumentave.

Burime pranë Policisë sqarojnë se pjesa më e madhe e këtyre personave nga vendi ynë kalojnë me dokumentet të sakta e më tej në vendet e Shengen-it përdorin ato të falsifikuara, si greke e italiane.

Pas kontrolleve të imtësishme të kryer ndaj këtyre personave është zbuluar se dokumentete e falsifikuara fshiheshin në pjesë të ndryshme të trupit, si në atlete e veshmbathje.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *