Masakër me kallashnikov në një lokal nate në Greqi. Plagosen 14 të rinj

Dita

Një shtetas i huaj ka plagosur 14 vetë në Greqi.

Policia greke është vënë në kërkim të një personi, shtetas i huaj, i cili mëngjesin e së shtunës, qëlloi me kallashnikov në një lokal duke plagosur 14 vetë, të gjithë të rinj nën moshën 30 vjeç.

Personi i paidentifikuar, pasi piu në lokalin në fjalë, shkoi në makinën e tij, mori kallashnikovin dhe hyri përsëri duke thënë: “Sonte do të ketë gjak, do t’ju vras të gjithëve”. Pas kësaj zbrazi karikatorin duke plagosur 14 vetë, përfshi edhe punonjësit e lokalit.

Tre prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *