Masakër në jug të Tiranës

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Miq të “Ditës”! Ka pak ditë që në jug të Tiranës, në parcelat bosh, pjesërisht të gjelbëruara, pranë parkut të liqenit dhe tamam poshtë digës së tij, po konsumohet një krim, një makabritet urban. Buldozerët po rrafshojnë gjithçka, po shkulen pemë 50-70 vjeçare për t’i hapur rrugë “komplekseve të banimit e shërbimit 17-20 kat”, për llogari të një firme ndërtuese shumë pranë Sali kriminelit e “zarit” të tij Basha. Në sipërfaqen më të përshtatshme, më të mundshme, më të bukur të mbetur në qytetin tonë, për park, për komplekse sportive, argëtuese etj., këta japin leje për pallate banimi. Siç kanë bërë krye komunarët “e djathtë” pak më tutje, duke mbuluar kodrat e kurorës rrethuese të Tiranës në vitet 90-të. Për Saliun, Bashën e kompani, nuk ka kritere e vlera urbane, nuk ka dashuri për qytetin e tyre, për Tiranën, se vinë nga malet… Ata kanë mësuar mirë nga epoka e kusarisë vetëm veprimin e shumëzimit “€xm2xkate”! Zoti Edi Rama, po je burrë shteti, mblidh KRT-në e Shqipërisë dhe ndalo urgjentisht këtë krim urban në kryeqytetin tonë. Nesër do të jetë vonë dhe për ta mbyllur, një rikujtesë për atë që ti e di po aq mirë sa unë: zyrtari i shtetit mban përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet e tij”. Me respekt, Th.N.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *