Serbi, vret të birin dhe 12 vetë, policia: S’i kuptojmë arsyet

anazapta

Drejtori i policisë Millorad Vlejoviç  tha se motivet e vrasjes së 13 personave në një fshat serb herët në mëngjes, mbeten të panjohura. Veljoviç ishte në skenën e krimit në Velika Ivança. “S’kemi parë kurrë një tragjedi të tillë në Serbi dhe motivet e saj duhet të gjenden, dmth çfarë e çoi këtë njeri që të vriste kaq shumë persona ndërsa flinin”, u shpreh për gazetarët kreu i policisë.

Ai tha se të gjitha viktimat janë  vrarë duke përdorur një pistoletë tip CZ-88 dhe se ata ishin të afërm të autorit të dyshuar, të  cilët jetonin në pesë shtëpitë ngjitur. Mosha më e vogël e viktimave ishte një 2-vjeçar, prindërit e të cilit u vranë gjithashtu.

“Sipas të gjitha gjasave, vrasjet do të kishin vazhduar por një patrullë policie mbërriti në vendngjarje, duke e ndaluar atë”, u shpreh Vellkoviç lidhur me vrasësin e dyshuar.

Personi i quajtur Ljubisha B. qëlloi veten në kokë kur pa oficerët e policisë. Veljoviç u shpreh gjithashtu se burri nuk kishte pasur më parë precedentë penalë dhe nuk ishte cilësuar ndonjëherë si njeri problematik nga policia. Mësohet se ai kishte luftuar në luftën e vitit 1991. Policia gjithashtu deklaroi se nuk kishte asnjë informacion për ndonjë problem mendor të til.

Ndërkohë kryetari i bashkisë  së Beogradit, Aleksandër Antiç u shprehu ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave.

“Jemi në kontakt me kryeministrin dhe zv.kryeministrin dhe ata do të vendosin nëse do të ketë një ditë zie për vendin”, tha Antiç.

Një nga fqinjët tha se “ai ishte njeri i mirë. Të gjithë do t’i hapnin derën, sepse ai i ndihmonte të gjithë në lagje. Diçka duhet të ketë ndodhur që ka shkaktuar zemërimin e tij”.

Ljubisha B. fillimisht vrau djalin e tij dhe më pas qëlloi edhe ndaj bashkëshortes. 60-vjeçari është larguar nga banesa dhe ka qëlluar më pas viktimat e tjera në katër shtëpi të ndryshme në lagjen, ku jetonte me familjen e tij.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë  forca të shumta policie, të cilat bëjnë të  ditur se ende nuk dihen arsyet e krimit ndërsa viktimat janë  familjarë, të afërm dhe fqinj të vrasësit. Mediat në Serbi citojnë fqinjët e 60-vjeçarit, të cilët kanë thënë se autori nuk kishte pasur sjellje të dhunshme më parë dhe nuk kishte qenë person problematik. Pas vrasjeve, ai ka tentuar të vrasë veten dhe gruan e tij, por kanë mbetur të dy të plagosur. 60-vjeçari së bashku me bashkëshorten aktualisht ndodhen në spital, bëjnë të ditur burimet nga policia.

Në vitin 2007, një burrë  në fshatin lindor serb të Jabukovaçit qëlloi dhe vrau nëntë vetë, ndërsa plagosi dy. Në vitin 2002 në  qytetin jugor të Leskovaçit një burrë qëlloi për vdekje shtatë vetë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *