Ambasadori i Gjermanisë ka komentuar marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. I ndodhur në Ersekë ku po përkujtohet 71-vjetori i masakrës së Borovës, Hoffman u shpreh se tashmë Shqipëria duhet të gjejë rrugën e BE-së nëpërmjet reformave. “Pas përpjekjesh intensive Shqipëria ia doli para pak ditësh të bëhet vend kandidat për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Është në dorën e Shqipërisë që përmes një procesi të vendosur reformash dhe modernizimi të shtetit dhe shoqërisë të gjejë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, tha Hoffmann.
Masakra e Borovës
Kreu i Diplomacisë gjermane nderoi më pas viktimat e masakrës së Borovës.
Diplomati gjerman nderoi viktimat e masakrës së Borovës në një ceremoni të organizuar nga pushteti vendor në Bashkinë e Ersekës, ku gjithashtu ishte e pranishme edhe kryetarja e Komisionit të Jashtëm parlamentar Arta Dade dhe zyrtarë të tjerë. “Nuk është e lehtë për një gjerman të marrë pjesë në një ceremoni të tillë. E kisha vendosur që të vija këtu. Në Gjermani s’ka persona gjallë që të mbajnë përgjegjësi për këtë. Ne të tjerët nuk jemi fajtorë për këtë. Çdo gjermani i vjen turp për këtë. Kjo ceremoni përkujtimore është një shenjë pajtimi”, u shpreh ambasadori gjerman në Shqipëri. Në korrikun e vitit 1943 trupat e ushtrisë gjermane, pasi u sulmuan nga partizanët në fshatin Barmash, u tërhoqën në Borovë ku masakruan me bajoneta burra, gra e fëmijë që ndodheshin në fshat, duke regjistruar një prej masakrave më të mëdha në vend. Në fjalën e tij ai solli në vëmendje rëndësinë e zhvillimit dhe të kujdesit ndaj një kulture të përbashkët kujtese: “Njerëzit që kujtojnë tmerrin, që disa njerëz u kanë shkaktuar të tjerëve, nxjerrin prej kujtimit të tyre detyrimin për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat dhe jetën e të gjithë njerëzve“. Ndërsa deputetja socialiste Arta Dade deklaroi se do të bëhen përpjekjet maksimale që Borova të marrë statusin e fshatit martir në rrafshin Europian.

Lere turpin zoti ambasador se turpin e keni ngrene me buke ju Gjermanet me kohe , ju vrate gjysmen e Europes dhe bota ju respekton akoma, ne Shqiptaret pse kemi nje pakice njerezish qe merren me droge apo vjedhje medjat e juaja apo ato Europiane nuk po lene gje per te na bere delen e zeze ne Europe
Nuk eshte pandershmeri shprehja e ambasadorit gjerman qe pranon turpin e gjithe njerezve te shtetit te tij per fatkeqesite dhe mizorite qe u kan sjelle te tjereve si pushtues.Eshte fisnikeri dhe miresjellje njerzore e civile te refleketosh mbi te gjitha te keqiat njerezore qe nuk duhen perseritur. Eshte turp hipokrizia e atyre “nacionalisteve” qe u bashkuan me pushtuesit kunder popullit e vendit te tyre duke sajuar lloj-lloj shkaqesh e qellimesh per te marre ofiqet dhe shperblimet me te felliqura, eshte turp per ata “mendimtare” medioker qe e quajten pushtimin gjerman nje udhetim-kalimi dhe masakrat si ajo e Boroves si nje hakmarrje deshprimi duke mbyllur syte e veshet,duke mbytur mendjen e shpiortin perballe gjithe botes progresiste qe luftoi kunder nazifashizmit.Eshte turp per ata politikane te sotem qe duan te perfitojne pushtet duke u mbeshtetur ne funderrinat e kolaboracionizmit ne emer te luftes kunder komunizmit duke qene vete nje perzierje e shemtuar poilitike e eklektizmitt ndermjet civilizimit e shpellarizmit.
Po turpin e keni ngrene me buke o z. Ambasador. Nejse. Kerkimi i ndjeses publike eshte akt civilizimi. Mire do ishte qe kjo te behej nga kreu i shtetit Tuaj e te pasohej me pagimin e demeve te luftes ose me nje perkujdesje speciale nga Gjermania per kete vend. Ballkanin e kini plot me sllave, kujdesuni per kete vend qe eshte baba i te gjitheve e nuk ka asnje te aferm. Mire do ishte te kishim Gjermanine “vella te madh”.