Masakra e Elbasanit, mjeti ka qenë Benz

Alqi Kociko

 

Kur ka kaluar një muaj nga ngjarja e rëndë me tre të vrarë dhe 8 të plagosur në Elbasan, grupi i hetimit ka mundur të mbledhë vetëm disa prova minimale. Policia ka mundur të zbulojë vetëm automjetin e përdorur në krim. Është një “Benz C Class” ngjyrë gri me targa të huaja, por ende nuk dihet në pronësi të kujt është. Pista kryesore e hetimit është ajo e përplasjes për linjat e trafikut.

Në orët e ditët e para u fol për një BMW me timon anglez. Ngatërrimi i mjetit mund të ketë ndihmuar autorët të largohen. Fillimisht policia hodhi dyshime për disa lloj automjetesh, ndërsa më pas tha se në krim ishin përdorur dy të tillë, por u desh një muaj për të sqaruar këtë element të ngjarjes.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *