Sot, më 27 Korrik 2021, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të shqyrtoje kërkesën e SPAK për të rifilluar ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediut për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit.
Ky hetim qëndronte i bllokuar që prej vitit 2009 për shkak të imunitetit të Mediut. Tashmë, prej shumë vitesh, që nga viti 2012, nuk ekziston asnjë pengese ligjore për ta hetuar dhe gjykuar atë.
Në shkurt 2021, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjecarit Erison Durdaj, një nga fëmijët që humbi jetën nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008, iu drejtuan organeve të drejtësisë së re për të rifilluar ndjekjen penale ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes.
SPAK e dërgoi këtë kërkesë në Gjykatë për të marrë dritën jeshile, dhe sot kjo e fundit vendos nëse Fatmir Mediu do hetohet nga SPAK në vijimësi. Vendimi do të merret nga gjyqtari Erion Çela në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve.

Dje, një ditë para vendimit prindërit e Erisonit të ndjerë, i janë drejtuar kltij gjykatësi me një memo, duke i kujtuar që:
– dosja përmban shumë fakte penale që mund të cilësohen shpërdorim detyre
– të zbatohet drejtpërdrejt neni 2 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të mos humbet kohë në teknikalitete, në dëm të ndëshkimit që është thelbi i detyrës së prokurorisë dhe gjykatës
– nëse Gjykata e Posaçme ka dyshime se ndonjë dispozitë e ligjeve shqiptare bëhet pengesë për këtë gjykim, të ushtrojë të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese
Kërkesën e plotë botuar sot nga DITA mund ta lexoni duke klikuar (KËTU)
e.r/dita

I pari duhet gjykuar Shkelzen Berisha, i dyti Fatmir Mediu., e me rradhe.
Te merret ne pyetje nga FBI shefi shtabit te Ushtrise, qe deklaroi qe ka frike nga presioni njerezve te Sali Berishes dhe Fatmir mediut.
eh ce ka gjet fate qelbesiren fillimisht i prishi gjumin eli, jo ne new york se aty ja kishte bere hallall dhe tani ja prish gjumin vrasja qe ka bere ne emer te familjes kriminale berisha. Keto te dyja nuk kane nevoje per shume fakte se faktet ja bejne mu, keto kane nevoje per prokurore dhe gjykates te guximshem qe do te hyjne ne histori duke i denuar keta kriminele dhe duke i hapur keshtu rrugen ndeshkimit te te gjithe krimineleve dhe plehrave te tjere politikane qe kane lyer duart me gjak dhe kane vjedhur duke u shndrruar nga zdromsa pa leke para 30 vitesh ne super milionere ose miliardere.
Makuteria per fitime te jashte ligjeshme eshte shume dimensionale . Konkretisht ate dite u vra fadromisti I ministrise se mbrojtjes .Cdonte ky atje dhe dihet se ky aktivitet ishte privat . Dhe fadromisti paguhej me taksat e popullit .As edhe nje njeri nuk e permend . Te pergjigjet Fatmir Mediu si per viktima e tij qe ishte I ministrise se mbrojtjes po ashtu dhe fadroma ishte e shtetit. Pa haruar dhe transportin qe behej me makinat e ushtrise dhe rogat me taksat tona .Pefgjigju o Fatmir Mediu tani per keto.vjedhje dhe abuzime qe nuk do I bente edhe nje femije shkolle fillore.
Personat ne Amerike qe u muaren me kete bisnes u futen ne burg,u be dhe film.
Ketu ne Shqiperi autoret e krimit bredhin me parat e vdekjes me dashnoret e tyre neper bote.
Shkelzen Berisha humbi gjyqin,shpenzoj dhe 600 mije dollare.Drejtesija flen gjume.Prandaj vete gjyqesija me shqiperi ben kerdine.
Gjyqetari Erion Cela te mendohet mire ne dhenjen e drejtesise se gjynahet do te bien mbi te.
Kjo Durda Heroine kerkon Drejtesi sot e 12 vjet.
Ligjerisht ne tave jane Fatmir Mediu,qe ka vepruar jo si minister,por si kamerier i Shkelzen Berishes.
Ligjerisht ky kapet,sepse ka dhene urdhera per transport te paligjshem te materialit luftarak,
Vendgrumbullim te paligjshenm te materialit luftarak,me pasoja katastrofike per popullsine te predhave luftarake.
Jane anashkaluar,injoruar,sabotuar,fabrikat dhe kombinatet e spoecializuar ushtarake te prodhimit dhe demontimit te materialit luftarak.
Jane perdorur ne menyre te paligjshme strukturat e Ushtrise per grabitje te depove luftarake,transport dhe grumbullim te materialit luftarak.
Jane kryer mashtrime,kamuflime,ndryshime te markave te prodhimit luftarak me qellim fshehjen e origjines,duke ndryshuar ambalashin dhe Marken origjinale.
Eshte nderhyre me urdhera te paligjshem,,me telefon,,pa proces verbal me shkrim me firme dhe vule,,si mjet presioni ndaj strukturave te komandimit te Ushtrise,per t`i detyruar te dergojne materialin luftarak ne Destinacionin e Grabitesve,me mjetet e Ushtrise dhe punen e forcave te Ushtrise.
Eshte dokumentuar edhe nje urdher presion i Ministrit te Drejtesise Aldo Bumci,drejtuar Ministrise se Mbrojtjes,ku eshte shenuar me shkrim dore emri i njefare Shkelzeni.Te dokumentohet ne dosjen e Prokurorise ky dokument i rendesishem dhe te zbardhet,per cilin Shkelzen behet fjale..
Seshtja eshte shume e qarte.Dokumentat egzistojne.
Proces-Verbal Padin .Tani SPAK le beje punen per te cilen eshte krijuar.
Me kujtohet mbremja para ngjarjes se kobshme
kur ne TV Fatmir Mehdiu ate nate tha se gjendja
ne Gerrdec eshte shume e keqe dhe se duhet
ndermarr hapa te shpejt per ta ndalue ate veprim
Por sa duket anmiqet politik Per tjangarkue kete
barr Fatmirit Me shpejtesi e shperthyen Gredecin !
Nje lajm qetesues per njerezit e ndershem dhe te vuajtur p\r shkak te aventurave te politkaneve te pangopur me leke, shtepi, ushqim dhe epshe…
Per sa kohe qe te jene te lire dy-kokat e krimit ,
S.Berisha dhe I.Meta ,keta spurdhjaket do te jene te lire per arsye se gjygjtaret e gjykates se posacme
jane te lidhur me “Krimin” “Ujku qimen e nderron,por zakonin se harron” .Drejtesi-Fallco te fortet nuk ndeshkohen ,se me thone Sali-Berisha -Mue.