Masakra e Las Vegasit e paramenduar: Ja masat që kishte marrë 64-vjeçari për t’u mbrojtur nga policia

DITA Online

 

Masakra e Las Vegasit, ku mbetën të vrarë 59 persona, mes të cilëve edhe autori i krimit, dhe u plagosën mbi 500 të tjerë, ishte një akt i paramenduar.

Në këtë konkluzion kanë arritur agjentët amerikanë të policisë dhe Byroja e Hetimit.

Stephen Paddock kishte vendosur kamera brenda dhe përreth hotelit ku po qëndronte.

“Dy kamera në korridor dhe një tjetër tek vrima e çelësit i kishin mundësuar  për të parë nëse  ndonjë pjesëtar i sigurisë po afrohej”, tha policia.

Zyrtarët ende  janë në kërkim të motivit se pse Paddock 64 vjeçar, kreu sulmin në koncertin nga Hotel Mandalay Bay.

Megjithatë, ajo që dihet është se gjithçka ishte planifikuar mirë.

Autori i masakrës, sipas policisë, kishte mbi 50 armë në tre vende të ndryshme.

Jill Schneider nga Byroja për alkool, duhan dhe armë zjarri, i tha mediave se  Stephen Paddock, i kishte dhjetëra armatime, përfshirë municion, revole dhe pushkë.

Policia tha se 64-vjeçari, hapi zjarr për afro 11 minuta para tri ditësh nga kati i 32-të i hotelit, Mandalay Bay, në drejtim të festivalit muzikor, që mbahej në terren të hapur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *