Nga Marenglen Kasmi
Këtë fundtetori mbushem plot 75 vjet nga ekzekutimi në Lushnje i 67 luftëtarëve të Ballit Kombëtar nga partizanët e Brigadës së Parë Sulmuese nën drejtimin e Mehmet Shehut. Dy vjet më parë, Presidenti i Republikës asokohe, z. Bujar Nishani, i dekoroi të ekzekutuarit me medaljen “Martirë të Demokracisë”, çka ngjalli shumë polemika në shoqërinë shqiptare, e cila si gjithmonë u nda në dysh në mendimin e saj. Ajo që u pranua nga thuajse të gjithë ishte se, vrasja e tyre ishte një gabim i rëndë dhe që në vetvete paraqet një krim. Madje, këtë gjë e ka pranuar që gjatë luftës edhe vetë autori i saj, Mehmet Shehu.
Argumenti historik i dekorimit ishte pak a shumë se, në Lushnje në këtë kohë nuk kishte forca të Wehrmacht-it gjerman dhe çetat e Ballit Kombëtar në këtë zonë nuk po bashkëpunonin me pushtuesit gjermanë. Kësisoj, vrasja u bë në kuadër të luftës civile që po hidhte rrënjë në Shqipëri pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes. Kjo gjë nuk është vërtetë! Madje është një falsifikim i historisë – që po shndërrohet në një fenomen të praptë të diskursit historik në Shqipërinë e pas viteve 1990. Gjermanët në fundtetorin 1943 ishin jo vetëm në Lushnje, por thuajse në gjithë qytetet e Shqipërisë dhe së bashku me ta vepronin edhe çeta balliste. Po ashtu, një manipulim përbën edhe data e ngjarjes. Përkujtohet data 21 tetor 1943 e zhvillimit të ngjarjes, ndërkohë që kjo datë nuk mbështetet nga asnjë dokument historik.
Në analizën e mëposhtme historike do të ndalemi edhe njëherë në dy çështjet e sapopërmendura, pra nëse ballistët u ekzekutuan pasi luftuan përkrah gjermanëve në luftimet e datës 24 tetor 1943, kur partizanët e Mehmet Shehut sulmuan qytetin e Lushnjes dhe pasi përfundoi beteja shumë prej tyre u kapën nga partizanët dhe gjyqi partizan i dënoi me vdekje dhe e dyta, kur ka ndodhur me të vërtetë ekzekutimi i tyre.
Për të zbardhur ngjarjen dhe kontekstin historik të saj, përveç burimeve arkivore vendase na vijnë në ndihmë edhe disa dokumente të nxjerra së fundmi nga arkivi ushtarak i Freiburg-ut, në Gjermani dhe konkretisht, raportet luftarakev dhe hartat e vendosjes së divizionit 100 të këmbësorisë së lehtë të Wehrmacht-it, në rajonin Lushnje-Berat-Vlorë, të cilat publikohen për herë të parë.
***
Le të shikojmë qysh në fillim dy harta luftarake të divizionit 100 të këmbësorisë së lehtë të Wehrmacht-it gjerman, i cili duhej të mbante të pushtuar Shqipërinë e mesme dhe atë jugore. Në hartën e parë, pasqyrohet vendosja e trupave të këtij divizioni në datën 15 shtator dhe në hartën e dytë, në datën 29 shtator 1943. Përsa i përket diskutimit – në fakt të pabazuar – nëse kishte apo jo trupa gjermane në Lushnje në muajin tetor, shikojmë që një kompani gjermane u vendos në qytetin e Lushnjes qysh në javën e dytë të pushtimit të Shqipërisë. Siç e theksuam edhe më sipër, përveçse kësaj force të vendosur në qytet, me kalimin e kohës, numri i ushtarëve gjermanë u rrit edhe në rajonin përreth qytetit.
Cili ishte qëndrimi i forcave nacionaliste ndaj pushtuesve gjermanë në këtë rajon?
Në dokumentet gjermane theksohet se, menjëherë sapo gjermanët hynë në Shqipëri, divizioni mori kontakt me disa drejtues nacionalistë. Përsa i përket këtij rajoni, një farë Dr. Meçe, i cili kishte bashkëpunuar më parë edhe me italianët, i kërkoi divizionit armatime dhe municione për çetën e tij prej 100-200 burrash, që gjendej në Veri të Fierit. Ai synonte që, me armatimin e gjermanëve, të rriste çetën e tij duke u premtuar atyre se do të pastronte gjithë prefekturën e Beratit nga komunistët. Po ashtu, në raportin e divizionit shkruhet për ngjarjet e ndodhura në periudhën 17-9-13.10.1943 se, ky person “negocioi në Fier për lidhjen [tonë] me komandantin e çetës nacionaliste, Kadri Cakrani, i cili më vonë do të kishte një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër komunistëve”. Takimi i gjermanëve me Cakranin u organizua më 20 shtator. Në shtator 1943, zona e tij e influencës shtrihej në gjithë nën prefekturën e Fierit. Po ashtu, grupe të vogla nacionalistësh gjendeshin edhe në Lushnje dhe Kavajë. Armatimi i tyre ishte i keq dhe pa ndonjë fuqi të madhe zjarri. Kësisoj, komandanti i divizionit 100 urdhëroi që Cakrani të furnizohej me armatime, municione dhe veshmbathje. Si rrjedhim, brenda një kohe të shkurtër, çetat nacionaliste në këtë rajon kapën një numër prej afro 1000 burrash të mirarmatosur dhe arritën që të marrin dhe pastrojnë nga forcat partizane rajonin Grykderdhja e Vjosës-Fier-Lushnje-Kavaje-bregdet.

Siç lexojmë, fill pas pushtimit që në muajin shtator, gjermanët filluan të lidhin pas vetes sa më shumë forca të Ballit Kombëtar. Armatosja dhe fuqizimi i tyre i ndihmonte ata në luftën kundër partizanëve, madje ky ishte edhe synimi i tyre kryesor. “Divizioni e kuptoi që në fillim se bandat nacionaliste do të ofronin shërbime të vyera në luftën kundër komunistëve dhe qetësimit të vendit”, shkruhet në raportet e divizionit. Pavarësisht se numri i “bandave nacionaliste” nuk ishte që në fillim ai që mendohej, shumë drejtues nacionalistë çetash u aktivizuan në këtë bashkëpunim, sepse shikonin te gjermanët një përfitim të madh në armatim dhe municion për të luftuar kundër partizanëve. Gjithsesi, ata nuk pranuan të luftonin së bashku me gjermanët kundër aletëve, nëse anglo-amerikanët do të zbarkonin në Shqipëri. Si këmbim, ata u dhanë atyre besën se, nëse do të ndodhte zbarkimi, ata nuk do t’i kthenin armët kundër tyre. Në këtë kontekst gjermanët vlerësojnë edhe Qarkoren e Ballit të nënshkruar nga Mithat Frashëri më 7 tetor 1943, ku urdhërohet pezullimi i operacioneve luftarake ndaj gjermanëve. Për këtë qarkore në raportet e divizionit 100 shkruhet: “[…] Në këtë linjë është edhe urdhri i drejtuesit të lartë të Ballit Kombëtar gjatë pushtimit të vendit nga trupat gjermane, sipas të cilit nacionalistët nuk duhej t’i nxirrnin asnjë pengesë Wehrmacht-it gjerman”. (BA/ MA, RH 26-100/45).
Luftimet në Lushnje
Le të ndalemi te data e ngjarjes; Nëse krahasojmë burimet kryesore për rastin tonë, një burim i njohur deri tani, që mbështet datën 21 tetor të ekzekutimit të ballistëve është Abaz Ermenji, i cili në librin e tij “Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë”, Tiranë 1996 shkruan se “më 21 tetor 1943, Mehmet Shehu zuri afër Lushnjës 68 bujqër, ushtarë të thjeshtë të Ballit, dhe i vrau që të gjithë mbasi i vuri të hapnin më parë gropën e tyre të përbashkët” (f. 501). Gjithsesi autori nuk ndalet më gjatë për ngjarjen.
Burimi i dytë që është përdorur këto ditë për ngarjen, është libri me kujtime i Xhelal Staraveckës “Përpara gjyqit të historisë”, shkruar në Paris në vitin 1966. Nëse Ermenji bën një analizë të historisë së Shqipërisë, duke i dhënë librit deri diku një ngjyrim shkencor, Staravecka ka ndjekur stilin klasik të shkrimit të kujtimeve. Prof. Ermenji mjaftohet vetëm me dhënien e datës së ngjarjes, pra datën 21 tetor, ndërsa Staravecka në kujtimet e tij përshkruan vetëm aktin e ekzekutimit të ballistëve- ndonëse nuk ka qenë dëshmitar okular në ngjarje (shiko Staravecka, f. 293). Po ashtu, ai nuk jep datë për ngjarjen e ndodhur. Sigurisht që, këto kujtime përbëjnë një burim të rëndësishëm. Gjithsesi, ato duhen parë me kujdes, për shkak të vlerësimit subjektiv që kujtimet mbartin në vetvete si burime historike.
Nëse flasim për burime primare për këtë ngjarje, nuk mund të anashkalohen burimet arkivore, vendase e të huaja. Burimet e para që japin informacion për ngjarjen janë letra e Mehmet Shehut drejtuar Shtabit të Përgjithshëm, disa ditë pas ekzekutimit, ku ai përshkruan ngjarjen dhe bën autokritikë (AQSH, F. 41, V. 43, D. 32), përgjigjia e Enver Hoxhës e datës 31 tetor 1943 (AQSH, F. 41, V. 1943, D. 4), Dokumente të Arkivit ushtark të Freiburg-ut Gjermani (BA/ MA, RH 26-100/45 dhe 46), Dokumente te Shtabit te Pergjithshem dhe te Komandes se Pergjithshme te Ushtrise Nacionalclirimtare Shqiptare etj. Po ashtu, në ndihmë na vijnë edhe Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, vëllimi 3, Tiranë 1983, Dokumente te Shtabit te Pergjithshem dhe te Komandes se Pergjithshme te Ushtrise Nacionalclirimtare Shqiptare, Historiku i Brigadës së Parë Sulmuese etj.
E përbashkëta e burimeve të sipër përmendura, si shqiptare dhe gjermane, është fakti që ato përputhen dhe plotësojnë njëra-tjetrën, duke na mundësuar të krijojmë një pamje të qartë të ngjarjes.
Së pari, duhet theksuar se në datën 21 tetor 1943 nuk ka ndodhur asnjë përplasje midis forcave partizane dhe atyre balliste. Në raportimet ditore të div. 100 këmbësorisë së lehtë nuk shënohet asnjë veprim luftarak në rajonin e Lushnjes për këtë datë. Edhe në historiografinë tonë ushtarake nuk jepet ndonjë e dhënë e tillë, nëse mbajmë parasysh që, Brigada e Parë dhe veprimtaria e saj është një nga temat më të mirë studiuara. Është e pamundur që forcat e Ballit të jenë përplasur dy herë në të njëjtin vend, pra në Golem, brenda 3-4 ditësh. Luftimet e datës 24 tetor në Golem janë të mirë dokumentuara, ndërkohë që, për datën 21 tetor, nuk ka asnjë të dhënë se është luftuar.
Në periudhën 1 tetor-23 tetor 1943 kanë ndodhur vetëm dy përplasje me armë ndërmjet brigadës I-rë dhe forcave gjermane e balliste! Përplasja e parë ka ndodhur më 17 tetor, kur brigada I-rë arriti në Dumre dhe në Belsh ndodhej çeta balliste e Xhaferr Balit. Ballistët u munduan të pengojnë hyrjen e partizanëve në këtë krahinë, çka përfundoi në betejë mes ballistëve e partizanëve. Me ndihmën edhe të batalionit partizan të Dumresë, çeta balliste u shpartallua. Nga 180 vetë që kishte çeta, 170 prej tyre u dorëzuan. Xhaferr Bali mundi të largohet. Meqenëse shumica e tyre ishin marrë me forcë, pasi u çarmatosën dhe sigurisht ju mbajt një fjalim politik, u lanë të lirë të iknin në shtëpitë e tyre. Përplasja e dytë është në pritën e Dervenit, në të gdhirë 19 tetori 1943, ku forca të brig. I-rë goditën një autokolone gjermane në rrugëkalimin Elbasan-Peqin-Durrës (BA/ MA, RH 26-100/45 por edhe Historiku Brig. I, f. 80-82, Historia LANÇ-it, f. 177).
Sipas dokumentacionit gjerman, më 23 tetor 1943, nacionalistët njoftuan divizionin 100 se, brigada partizane e Mehmet Shehut ishte zhvendosur nga Korça, nëpër Elbasan dhe ishte përqendruar në lindje dhe juglindje të Lushnjes, në rajonin Dragot – Kosovë dhe po përgatisin një sulm ndaj qytetit të Lushnjes. Pas pritës së Dervenit më 19 tetor, shtabi i brigadës I-rë mori vendim të organizojë një sulm ndaj garnizonit gjerman të Lushnjes. (BA/MA, RH 26-100/46, Ic-Tagesmeldung am 24.10.43).
Kryerja me sukses e këtij operacioni vështirësohej nga forcat balliste, të cilët ishin armatosur nga gjermanët dhe kryenin shërbimin e rojes së rrugëve për ta. Më 23 tetor, dy batalione të brigadës I-rë, batalioni i parë dhe i katërt filluan lëvizjen për të kapur bazën e nisjes së sulmit. Sipas historikut të brig. I-rë, një ditë më parë, më 23 tetor ishte bërë zbulimi i terrenit, nga ku rezultoi se forcat kryesore të Ballit Kombëtar ishin përqendruar në rajonin Shegas-Golem, në veri të Lushnjes, ku ishin bërë edhe punime fortifikuese në kuadër të unazës mbrojtëse të qytetit të Lushnjes.
Këtë gjë e vërtetojnë edhe dokumentet gjermane, ku thuhet se: “Më 24.10, pak para se të agonte, banda komuniste me një forcë luftarake prej rreth dy kompanish, me shumë mundësi të brigadës së Mehmet Shehut, e cila ndodhet në rajonin lindor të Lushnjes, sulmuan dy lartësitë 2.5 km në Veri të Lushnjes dhe i detyruan nacionalistët që kishin organizuar aty mbrojtjen të tërhiqen...”(BA/MA, RH 26-100/46, Ic-Tagesmeldung am 24.10.43)
Nëse bëjmë një vlerësim në hartë, apo për këdo që e njeh zonën, Golemi ndodhet në Veri të Lushnjes, në një afërsi të përafërt me distancën që jepet në raportin gjerman. Po ashtu, përputhet edhe informacioni që çetat e Ballit ndodhen në këtë rajon dhe kanë kryer punime fortifikuese në kodrat e Golemit.
Në raportin gjerman lexojmë që partizanët sulmuan me afro 2 kompani, ndërsa më sipër thuhet se sulmuan dy batalione. Këtë mospërputhje e shpjegon tabela organike e forcave ndërluftuese. Në luftën e Dytë Botërore, një kompani këmbësorie gjermane kishte një forcë prej 100-200 ushtarësh, që varej nga detyra dhe vendi ku vepronte. Batalioni partizan, konkretisht në brig. I-rë që sapo ishte formuar, kishte rreth 120 partizanë. Kështu që, gjermanët kanë të drejtë kur thonë rreth 2 kompani, sepse për ta kompania kishte këtë numër ushtarësh. Kësisoj burimet përputhen edhe në këtë pikë.
Në të gdhirë 24 tetori, në orën 04.00 të mëngjesit, filloi sulmi ndaj pozicioneve mbrojtëse të qytetit që mbahehsin nga çetat balliste nën drejtimin e Isa Manastirliut, Hamit Matjanit, Tefik Cfirit dhe Hajdar Cakranit. Siç e pohon edhe raporti gjerman për ngjarjen, ballistët i lanë pozicionet dhe u tërhoqën, ndërkohë që luftimet i morën në dorë gjermanët dhe, pas mëse një ore e gjysëm luftimesh e thyen sulmin partizan. Në raport shkruhet: “[…] Forca të një kompanie sanitare [gjermane] në Lushnje, e thyen sulmin komunist. Komunistët, të cilët sipas vrojtimit tonë patën të vrarë dhe të plagosur gjatë luftimeve prej një orë e gjysmë, u tërhoqën drejt Lindjes dhe Verilindjes. [Patëm] tre të plagosur […].”(BA/MA, RH 26-100/46, Ic-Tagesmeldung am 24.10.43)
Ajo që nuk përputhen në burimet shqiptare dhe gjermane janë humbjet. Gjermanët flasin për tre ushtarë gjermanë të plagosur, ndërkohë që në historikun e brig. I-re flitet për dy gjermanë të vrarë. Nga ana tjetër, partizanët raportojnë që nuk patën të vrarë, ndërkohë që gjermanët njoftojnë se gjatë sulmit partizanët patën të vrarë dhe të plagosur. Ky fenomen haset shpesh në njoftimet ushtarake, ku zmadhohet numri i humbjeve të kundërshtarit.
Pas afro 20 minutash ballistët të kapur në befasi i lanë pozicionet. Drejtuesit e tyre nxituan drejt qytetit, një pjesë morën kënetën e Tërbufit ndërsa 172 ballistë u shtrënguan të dorëzoheshin te partizanët. Elementi i befasisë së sulmit jepet edhe në letrën e M. Shehut për Shtabin e Përgjitshëm më 30 tetor, ku ai shkruan se “[…] u ramë befas dhe i shpartalluam të 400 bashibozukët ballista: 172 robër dhe 10-15 të vrarë” (AQSH F. 41 V.1943 D.32).
Sipas historikut të brig. I-rë dhe dokumentave të publikuara gjatë periudhës komuniste (Brigada e Parë Sulmuese, artikuj, dokumente e kujtime, Tiranë 1963), shumica e robërve u lanë të lirë të ktheheshin në shtëpi se ishin mobilizuar me forcë, 28 prej tyre pranuan të bëheshin partizanë ndërsa një pjesë e tyre i kaloi gjyqit partizan, i cili i dënoi me vdekje. Sigurisht që, gjatë periudhës së komunizimit nuk mund të thuhej më shumë për këtë ngjarje, e aq më shumë të shkruhej për ekzekutimin.
Rrjedha e ngjarjes dhe ballafaqimi me dokumentet e sipërcituara nuk le shteg dyshimi se, ekzekutimi i robërve ballistë është produkt i kësaj beteje dhe jo i ndonjë ngjarje tjetër. Në këtë pikë na vjen në ndihmë edhe letra e sipërcituar e Mehmet Shehut dhe ajo e Enver Hoxhës, ku ai mban qëndrim ndaj masakrës së bërë nga Shehu. Pas vdekjes së M. Shehut do të shkruhej: “[…] ndaj robërve, shumica fshatarë të mobilizuar me forcë nga krerët ballistë, Mehmet Shehu, me qëllim që të dëmtonte vijën politike të Partisë, ndërmori një veprim sektar e anarkist shumë të dëmshëm duke urdhëruar pushkatimin e dhjetëra fshatarëve”. (Historia e LANC-it, botim i vitit 1988, f. 178).
***
Nga çfarë trajtuam më sipër, burimet vërtetojnë se beteja ka ndodhur në Veri të Lushnjes, pra në rajonin Shegas-Golem dhe në të gdhirë të datës 24 tetor. Po ashtu, burimet gjermane përputhen me ato shqiptare: Së pari, në Lushnje kishte një garnizon gjerman. Së dyti, ballistët ishin duke ruajtur qytetin dhe rrugët për llogari të gjermanëve dhe me armatimin që kishin marrë prej tyre. Së treti, në luftime morën pjesë edhe gjermanët, të cilët de facto çuan në përfundimin e betejës, pasi ballistët u tërhoqën. Së katërti, në datën 21 tetor, nuk ka pasur asnjë përplasje ndërmjet brigadës I-rë dhe forcave balliste në rajonin e Lushnjes dhe së pesti, çfarë është më e rëndësishmja, ekzekutimi i 67 ballistëve nga Mehmet Shehu është produkt i kësaj beteje, ku ballistët luftonin së bashku me gjermanët dhe për llogari të gjermanëve. Ky fakt e dëmton rëndë imazhin e dekorimit, sepse pavarësisht përmasave tragjike të ekzekutimit, ballistët ishin duke bashkëpunuar me pushtuesit gjermanë dhe u dënuan si të tillë.
Sigurisht që, fakti i bashkëpunimit të ballistëve me gjermanët nuk e justifikon aktin e ndërmarrë nga Shehu. Ekzekutimi është i dënueshëm jo vetëm në këndvështrimin e sotëm. Madje, këtë ekzekutim e ka dënuar qysh gjatë luftës dhe vetë Enver Hoxha.
Me të drejtë lind pyetja se nga doli data 21 tetor. E theksuam qysh në fillim, që kjo datë jepet vetëm nga Abas Ermenji. Mos vallë kjo datë është zgjedhur për të fshehur të vërtetën e ekzekutimit të tyre dhe për ta paraqitur Luftën Antifashiste si një luftë të pastër civile? Sigurisht që, për përkrahësit e luftës civile kaq mjafton për të shtrembëruar historinë. Ajo që bie në sy në trajtimet e thuajse gjithë mbështetësve të tezës së Luftës Civile në Shqipëri dhe si rrjedhim edhe të viktimizimit të Ballit Kombëtar, ështe tendenca për t’i pëgjithësuar gjërat. Ky përgjithësim shfaqet qoftë në pikëpamje kohore, ashtu edhe në pikëpamje përjashtuese dhe përzgjedhëse të burimeve dhe dokumentacionit historik. Është i hidhur mendimi se, këta 67 fshatarë lushnjarë, viktima të një lufte pushteti, vazhdojnë të përdoren politikisht edhe sot, pas 75 vitesh.

I dashur Marenglen (Marks Engels Lenin )
Ke shkruajtur gjera te bukura dhe jo te bukura por me kete shkrim e ke qelbur fare.I besoke dokumenteve te enverit dhe kriminel mehmetit.Sa genjeshtra kemi lexuar deri me sot nuk jane pak.Mjafton ky referim per te hedhur posht te gjitha lloqet e tua mor enverist i thekur. Zbrit
ne toke dhe mos fluturo me pras se vec te tjerash rezikon prasin ne …
Derisa te mos çlirohesh nga ideologjia, çdo leskër historie do te rezultojë e kote ne shkrimet e tua. Puna e pare nderro emrin, gjermanet dhe ruset ia nderruan qyteteve te tyre jo me te mos e nderrosh ti, vere Baftjar se ke edhe kengen gati, gatitu…qetesohu.
I dashur Tomor!
A nuk e ke kuptuar se po ha…MUT kot?
E verteta eshte tek te gjitha palet e jo vetem tek ata qe te intereson ty,more kerme balliste!
Ata ballistet u kapen me arme ne dore,pra si ARMIQ dhe si te tille e meritonin plumbin pas koke,ashtu si ty!
XHVEJK QE JE NJE KOQE GOMARI E DINJA SE I KAM LEXUAR SHKRIMET TUJA SI TE NJE LOPE PA TRU PA SENS ….E DIN TI LOPCAR SE ANGLEZET AMERIKANET KAPEN TE GJALLE NAZISTA QE BEN KRIME QE I LUFTUAN ALEATET ..DHE A E DIN SI PERFUNDUAN COBAN DEBILE … ..ATO TE GJITHE U LIRUAN BEN NJE VIT APO 2 VITE SI TE BURGOSUR ..QE JETONIN NE KAMPE TE IZOLUAR POR KURRE ME TORTURA …. NDERSA ENVERI MEHMETI VRANE SHQIPTAR QE DONI DEMOKRACIE ISHIN KUNDER KOMISTAVE QE ENVERI JA KISHTE FRIKEN SE ISHIN OPOZITA … POR QE KOMUNISTAT PER TE GJETUR SEBETIN PRETEKSIN I QUAJTEN BASHKEPUNETORE ME GJERMANET ..KESHTU I VRISNIN ME LEHTE ..E KUPTON APO T BEJ ME VIZATIME …. SE ME DUKET EDHE KOPESHTIN E KE MARRE ME MIK … ISHE CUN SPIUNI APO …. ??????
Zoti nazist Goetz!
Ta gezosh emrin e nazistit dhe mos ha mut kot,por ha plot!
Keto mufka qe thua ti,o kelysh nazisti ballist,nuk jane per sistemin demokratik,por per ate fashist!
Cfare te duhet ty se cfare emri ka ky zoteri?
Po ti pse nuk e nderron emrin nazist dhe ta vesh ….”MUT”?
I dashur Tomor!
A nuk e ke kuptuar se po ha…MUT kot?
E verteta eshte tek te gjitha palet e jo vetem tek ata qe te intereson ty,more kerme balliste!
Ata ballistet u kapen me arme ne dore,pra si ARMIQ dhe si te tille e meritonin plumbin pas koke,ashtu si ty!
Zt. Tomorr, vetem madheshtine e Tomorrit nuk ke. Zt. Kasmi vlerson dokumente historike te marra nga arkivat gjermane dhe ato te UNÇL keshtu mos ha mut se faktet jane fakte. Mos harro qe teoria e bashkimit kombetar nepermjet pushtuesve gjermane dhe italiane nuk ishte gje tjeter veç nje aventure historike. Tradhetia eshte tradheti dhe nuk mund tja ndryshoni emrin ne lufte civile. Kolaboracionistet jane te tille dhe kete e ka denuar e gjithe evropa. Keshtu qe edhe memoriali i Mithat Frasherit nuk esjte aspak i merituar. Kjo aventure bashkepunimi fo tu kishte kushtuar shume edhe shqiptareve ne Kosove po te mos kish nderhyre UNÇL.
Artikulli i mrekullueshem!
Por nuk kuptoj se ç’te drejte ka Marengleni t’i vendose “Copyright” nje harte qe ai vete e ka marre nga arkivat gjermane????
Ky eshte profesor dhe vepron keshtu. Merre me mend si mund te veprojne te tjeret!!!
I dashur pune.tori,
Zakonisht nuk reagoj ndaj komenteve, por kjo qe thoni eshte e rendesishme. Vendosja e copyright-it eshte domosdoshme sepse kjo harte eshte pjese e nje studimi te pabotuar ende dhe se dyti, kërkimi ne arkiv ne Freiburg, si edhe harta nuk ka qene pa shpenzime. Shkurt, nje mase mbrojtese qe duhet marre ne kushtet e tmerrshme te plagjiatures ne Shqiperi. Te vjedhësh dy nota muzikore ne Shqiperi nga nje kenge e vjedhur gjetke behet nami. Ndersa puna shkencore nuk vleresohet.
Faleminderit historianit objektiv Kasmi.
Nepermjet dokumentave, pa shume komente,ka vertetuar nje te vertete te madhe historike :
Ballistet nuk u morren nga shtepite apo arat e tyre, kur ju bene gjyqin, por nga fusha e betejes, ku luftonin krah pushtuesit, kunder vellezerve te tyre partizane.
Por , nga ana tjeter,pushkatimi i 67 ballisteve, nuk ka emer tjeter, vetem KRIM.
Si e verteton dhe dr Kasmi vete Enver Hoxha ,si komandant i pergj, i UNcÇl, e ka vleresuar te tille.
Te gjithe ata qe vijne nga familje partizanesh e dine mire, qe nje nga udhezimet kryesore te Shtabit te Pergj, te Usht. Nc. Çl., e kthyer ne urdher, ishte domosdoshmeria e punes bindese me fshataret te genjyer, per tu larguar nga Balli, si me shtresen e varfer ashtu dhe me ata te mesme, qe nuk ishin te perlyer me gjakun e partizaneve.
Duket sikur gjerat dihen, dhe perseriten kotesisht.
Por ne ditet e sotme , studimi i dokumentuar i profesor Kasmit , mer rendesi sidomos per te rinjte, qe nuk marrin asnje lloj informacioni neper shkolla.
Keto dokumenta vertetojne katerciperisht se çfare presioni psikologjik kane ideuar dhe zbatuar armiqte e huaj dhe ato vendas, per te zhbere idenditetin dhe ndergjegjen kombetare.
Por e drejta dhe e verteta vonon, por nuk mungon.
Sado qe te mundohet bisha berisha,te zbatoje planin serb per çfarosjen e historise e te vete popullit shqiptar, nuk ka per tia arritur qellimit.
Shqiptaret ketu kane qene e ketu do te mbeten, ashtu dhe ne Kosove.
Marenglen mund ti referoheshe edhe Historikut te LANC te Lushnjes, Myzeqese.
Këtë punë do na e sqarojë Edvin Rama kur të rivarrosë Mit’hat Beun , udhëheqësin e Ballistëve !
Historianët le të na thonë sa milionë njerëz kanë vdekur të torturuar nga urdherat e Çerçillit në kolonitë angleze, sa qindëra- mijëra të pafajshëm janë vrarë nga amerikanët gjatë Luftës së Dytë ?!
Ballistët ( të djathtët ) hedhin vallen sipas qejfit dhe kanë të drejtë :
Dje patën përballë Enverin-komunistin e llafeve dhe ballistin e veprave , kurse sot kanë përballë një të majtë alabake , që ka surratin e krerëve të saj të degjeneruar !
Po turp nuk kini , me kë merreni ?!
Merreni me dekretet e një debili , të Bujar Nishanit !
Një Shqipëri që zgjedh për presidentë Nishanët e Metet , ndodhet në thonjtë e politikanëve mafiozë , që po i bëjnë gropën vendit !
Merruni me llafe merruni , për gjë tjetër s’jemi të zotë !
Ishin te armatosur nga gjermanet.Dmth ishin bashkepunetore te pushtuesit.Dokumentat qe ka lene vete Brigada e pare jane sh.te sakta.Nuk mund te merret si referim Abaz Ermenji.Kur shkuan per here te pare ne France shqiptaret me ambasadat,Abaz Ermenji shkoi per ti takuar se kujtonte se ishin antikomuniste dhe u tregonte me mburrje se si i kishte therur me thike partizanet gjate luftes.Gjykoni vete cfare komandantesh kishte balli.
PO MEHMETI SIKUR ISHTE POLIAGJENT I HITLERIT?
Qysh keshto o Marks-Engels-Lenin-Stalini i Enverit?
PO BAHRI OMARI KU ESHTE NE KETO DOKUMENTA TE HITLERIT?
sepse:
Po te remosh me kujdes ne arkivat e Wrmachtit, njashtu si Kastrot Myftari mund te gjesh se si kas piunuar Enveri me Nexhmije Fashisten nga vila e kunatit te tij kryefashist te gjithe komunistet idealiste dru me pre, njashtu sic beri duke i prere kokat dallkaukeve qe nga Qemal Stafa e deri tek Mehmeti me Kadriun
prandaj:
O Marenglen Enveristi shko tek Nexhmija se ta tregon ajo historine me mire se Arkivat e Hitlerit, shko shpejt se po ngordhi shtriga do te marre me vete ne varr te verteten si u preu koqet katunareve te Lushnjes Poliagjenti i Hitlerit, Mehmet Shehu vetem sepse nuk deshen te bejne pjese ne cetat vrastarete cubave te tij mallakastriote si kafshe pylli
Mos u perdridh kot sa nga nje ane ne tjetren.
E kundershton dot rastin konkret!!! ???
Ne te njejten periudhe, fund i 43-shit, vrane ghyshin tim ata partizanet qe benin “pune bindese” neper fshatra. Veledin Azizi ishte kryeplaku i Armenit te Vlores, dhe nuk u bind te behej komunist, vegel e serbeve, sepse ishte nacionalist atdhetar. Ky u thirr te merrte pjese ne nje mbledhje dhe e vrane ne pabesi. Kjo ishte nje fushate e gjere e orkestruar nga drejtuesit tradhetare komuniste qe nuk donin pluralizem por donin diktature.
Si mund te ndihemi ne kur shikojme qe akoma behet c’mos qe te shtremberohet e verteta?
Kurse gjyshin tim nga nena ballistet e kane rahur sa ja kane nxire mishin pse e kapen me disa letra qe ua percillte partizaneve qe luftonin fashi nazistet. Ishte 17 vjeç dhe ndihmonte levizjen si korjer. Ndersa fshatin e babait tim ballistet se bashku me nazistet gjermane e kane djegur te gjithin. Ne kete fshat eshte shenuar dhe nje nga ngjarjet me te dhimbshme te luftes kur nje ballist i aratisur me pas ne Amerike deshi ta lere nje foshnje te digjej e gjalle nen renojat e shtepise. Nje vajze e vogel e fsharit hyri per ta mare foshnje, por ballisti nuk deshi ta lejoje te dale nga shtepia qe po digjej bashke ne foshnjen. Dhe e di kush e shpetoi? Ushtari nazist. Nuk eshte film kjo qe po them por ngjarje e vertete. Banoret e fashatit e dine me emer dhe mbiemer ballistin kriminel.
Ne Europen e pas luftes bashpuntoret e nazizmit u pushkatuan pa gjyq rrugeve dhe bijete e tyre sot nuk marin guximin ti permendin as emrin eterve te tyre tradhetare ndersa ketu te ne ndodh e kunderta. Bashkepunroret e mbeshtetur dhe nga nje parti antishqiptare me prova e bema e quajrur pd eshte hedhur ne sulm per te manipuluar te verteten dhe epopene e lanç.
Ne respekt te viktimave te luftes nuk dua te them se gjyshi yt ka qene tradhetar si presidenti reshter Nishani por lufta ka dhe padrejtesi dhe viktima te pafajshme sic mund te jete rasti i gjyshit tend por keto ngjarje nuk mund te tjetersojne te verteten qe ballistet bashkepunuan hapur me nazistet kunder aleateve SHBA, GB dhe BS.
Sa per “te kuq” e komunizem besoj se ne ato vite shume pak vete e kuptonin filozofine e Marksit. Ne ato vite ndarja ishte e qarte. E luftoje okupatorin nazi fashist apo jo… Ky ishte pozicioni dhe ndarja ne popull.
Me kete studim, historiani M. Kasmi po tregon se dita-dites po behet nje profesionist serioz ne kerkim te se vertetes historike. Si i tille, Kasmi po shkon drejt konfirmimin si nje nga historianet e vertete shqiptare. Mirepo, duhet te kete kujdes se ne kete ngjitje do te perballet me prapaskenat ballisto-legaliste te drejtuesve te institucioneve shkencore ne Shqiperi, te graduar ne Kohen e Sali Berishes, por per cudi, te paprekur nga administrate e kryeministrit actual Edi Rama.
Ik or klysh komunisti nuk ishte doktor mece po’ ishte avokat mece mos shkruaj kot kur Nuk i di gjonat
Ik o kelysh ballisti. Kur nuk ke argument te kundershtosh mbylle sumen.
Taku ta shkerdhej motren gruan ma jep numrin e telefonit se flasim bashke
PO prape me keta heronjte e ish president Jarit? Te verteten e dine te gjithe ata qe s’jane si keta.
Respekte Mariglen per punen shkencore qe ben per zbardhjen e personaliteteve, ngjarjeve dhe te vertetave te perjudhes se okupacionit fashi nazist te Shqiperise.
Pa u zbardhur keto ngjarje nen driten e fakteve e dokumentave shkencore sharlatanet politike, bashkepuntoret e pasardhesit e krimineleve te luftes nuk do ndalen ne revanshin e tyre sharlatanesk per te fshehur madje dhe deformuar te verteten per brezat e rinj, pasi te vjetrit i dine mire te vertetat.
Sulmet e ofendimet qe vijne ne adresen tende duhet te te sherbejne si motiv per ta thelluar dhe me tej punen tende shkencore. Kjo eshte nje detyre fisnike per shkencen e historise dhe per historianet e drejte qe si primar te punes se tyre kane te verteten dhe vetem te verteten.
Edhe njehere respekt dhe vazhdo puno. Ne qe jemi te interesuar per ti kuptuar ngjarjet ashtu sic kane ndodhur ne realitet dhe qe nuk kemi ngarkesa ideologjike , mllefe personale, familjare e fisnor qe lidhen me te kaluaren, te jemi shume mirenjohes.
Kercikuq historian gramshi njifet per gomar mushka hoxhallare druvare dhe patriote
Me keto dokumente qe paraqet autori konfirmon tezen e luftes civile. Perndryshe dhe armatosjen e komandimin e partizaneve nga titistet duhet ta konsiderojme njesoj bashkepunim me tradhetare qe nuk i deshen asnjehere te miren interesave shqiptare, ndryshe nga gjermanet dhe austriaket.
e të martë muti shalët o infolesh!!
jo mor jo,enverin e furnizoi millosheviçi,jo tito!!
tito skishte për vete mor gomar!!nëse titistë kanë qënë anglezët e amerikanët!?
atëherë ke të drejtë!!
përse e ulni veten kaq poshtë mor njerëz??
këta,të marrë me zorr,të gënjyer,të shkuar për bindje!?
kishin armë në dorë!
në radhë të parë e kishin llogaritur se kur vret dhe do të vritesh!në radhë të dytë kishin furrnizim të dokumentuar nga gjermanët!!e ke parasysh se kush ishin gjermanët në atë kohë??turistët që kishin shkuar në greqi e po kërheheshin nga pushimet!
o infolesh,nuk është se po nxjerr argjënd prej goje me këto që thua,por bëhu i mënçur dhe këtheje në flori!!
HESHT!
e kam thënë shumë herë!balli mund të kishte arsye,idiote ose të mënçura,për të qënë kundër komunistëve,por nuk kishte,në mënyrë absolute,të DREJTË të bashkohej me pushtuesin!!
bashkpunimi me pushtuesin i pastroi rrugën për pushtet komunistëve!!
pra idiotësia e atyre njerzve të “mënçur” të ballit bëri që shqipëria të shkonte drejt diktaturës në rrugën më të shkurtër!!
nëse balli dhe legaliteti do të kishin luftuar në të njëjtën mënyrë,të ndarë o të bashkuar me komunistët!?
kishte dy rrugë!
1-pas çlirimit luftë civile
2-pas çlirimit luftë të egër politike
por sido që të ishte,nuk do të kishim diktaturë!!
do të kishim paka a shumë një përplasje si në itali!!
i vetmi rrezik që mund të kishim ishte hyrja e anglezve,atë që provuan në sarandë!!
nëse do të ishim lidhur me amerikën,ti bllokonim anglezët,grekët në rastin tonë,do të kishim shumë gjasa që çdo gjë të kalonte shumë më butë!!
humbjet e shkaktuara në njërëz gjat diktaturës,të garantoj se do të ishin të barabarta,në mos më shumë po të kishim situatë si kjo e përshkruar më lartë!!
këtë e mbështes tek përvoja e këtyre gati 30 vjetëve demokramedhi në të!!
Alban po’ ato ishin te gjithe fshatare te ndershem edhe se ishin ballistie nuk Jane vrare asnje partizan po’ mehmeti ishte kriminel dhe mire ja beri enveri hales mutit qe e shduku eshte ligji i natyres qe ate qe ja ben te tjeeve do ta bejne ty
Marenglen, te pergezoj per punen kerkimore dhe per faktin qe perpiqesh qe ne lemshin tone historik, por edhe ne debatin e tarafeve sylesh te japesh informacion bazuar ne dokumenta. Te nxis qe te vazhdosh punen tende profesionale, te falesh njerzit te cilet jane pjese jona edhe pse procesi i tyre i te kritikuarit eshte pjelle e paditurise dhe ndoshta i perkatesise se tyre politike. Urime dhe mbeç mire me shendet
Keta ishin te armatosur dhe ishin nisur per te luftuar; kunder kujt?Sepse me gjermanet kishin mareveshje bashkepunimi:Pra ishin nisur te luftonin kunder brigades se pare!Po ne lufte o vret o te vrasin ! Dhe ata qe nuk pranuan te luftojne perkrah Brigades se pare kunder gjermaneve perfunduan ne plumba!
Keta ishin te armatosur dhe ishin nisur per te luftuar; kunder kujt?Sepse me gjermanet kishin mareveshje bashkepunimi:Pra ishin nisur te luftonin kunder brigades se pare!Po ne lufte o vret o te vrasin ! Dhe ata qe nuk pranuan te luftojne perkrah Brigades se pare kunder gjermaneve perfunduan ne plumba! Prandaj ju te “Dites ” nuk kini pse te mos e botoni edhe kete mendim .
Babain tim e detyruan ballistet e isatoskes per te mbledhur buke ne legjen e fshatit dhe kur u kthye me trasten mbushur me copa buke, ”trimat ” isait i kerkuan llogari, duke i thene se perse kishte sjelle copa buke te prera, apo te thyera dhe jo buke te panisur. Perse nuk kishte buke gruri, kulac dhe mish, por ullinj, qepe e pak gjalpe e gjize. Komandanti ketyre ”patrioteve” bertiti me te madhe, duke thene se ata ishin nacionaliste dhe luftonin komunizmen, nuk ishin qene, qe te hanin copa buke te mbledhura dhe nderkohe urdheron dy nga me te besuarit e tij t’a vene perpara me arme drejt shtepise, te bejne nje kontroll te imte dhe ne se do te gjenin ne shtepi buke te panisur, te merrej buka dhe babai te lidhej e te pushkatohej nen hijen e lisit te fshatit, aty ku priste ceta balliste e isatoskekriminelit.
Duke ecur rruges per ne shtepi i shoqeruar nga dy trimat, babai kthente here pas here koken mbrapa dhe mundohej te thoshte ndonje fjale ne lidhje me fukarallekun, qe kishte pushtuar tere fshatin… -Ec perpara dhe mos e kthe koken mbrapa! Na co drejt shtepise tende, do te shikojme edhe shtepi te tjera. Atje do t’a shikojme. – i thoshte njeri nga trimat e ballit.
Te folurat dhe kercenimet u degjuan nga gjitoni i nderuar i babait, i cili ishte duke punuar ne aren e tij ne ane te rruges, ne te perpjeten drejt lagjes. Ai e la punen dhe beri disa hapa perpare, i pershendeti, i njohu dhe i pyeti ballistet: -Cfare ka bere Danua?
Musa! – i drejtohet ballisti i njohur. Ky eshte tallur me ne trimat e isait. Ky na solli nje traste me copa buke te mbledhura neper lagje, sikur ua shpinte qeneve. Kemi urdher te kontrollojme ne shtepine e tij, dhe ne se gjejme atje buke te panisur, ky me urdher te kumandantit do te pushkatohet.
Gjitoni, nje burre fisnik, i shkolluar dhe i mencur kishte punuar per disa vjet ne qytetine Ferit me detyren e xhandarit te prefektures, por mbas arratisjes se mbretit me pushtimin e Italise fashiste, e braktisi detyren dhe u kthye ne fshat prane familjes e merrej me pune bujqesie. Njerin nga keta dy trimat e njihte dhe iu drejtua atij: -Lereni fukarane. Une e kam gjiton, e njoh mire dhe ky eshte nga me te varferit e fshatit tone dhe ne te gjithe ashtu jemi, nuk jemi si ju ne Myzeqe. Me besoni mua!
-Ty te besoj! -ia ktheu ”trimi” dhe vazhdoi me tej: -Ne dyshojme se mos e ruan buken e mire per partizanet. Ka partizane ky fshat?
-Ketej nga keto ane nuk kemi degjuar te kete partizane. Me besoni. Ti me njeh mua, apo jo? Ne kemi punuar bashke…
-Te besoj, o Musa! -i thote me ne fund, ish kolegu xhandar, qe ishte bere ballist nen hyqmin e isatoskes dhe ne cast iu drejtua babait: -Paske qene me fat. Te mos kishim takuar kete burre, keq do ta kishe patur fundin sot… dhe e lane te lire.
Keta pasardhesit bastarde antishqiptare te ballit e legalitetit jane duke bere maksimumin e zhurmes, per t’u bere faktor i rendesishem politik, per te ardhur ne pushtet me menyrat fashiste, per te zene ndonje kolltuk ne qeveri, por jane me idiote se eterit e tyre kolaboratore me pushtuesit e djeshem, qe i lyen duarte me gjak te pafajshem te popullit.
Keta jane nxitesit e luftes civile ne Shqiperi dje dhe sot. Nuk do t’ia arrijne qellimit, derisa te treten si shurra e pules…
Nderim per Gazeten Dita dhe Historianin e nderuar, Marenglen Kasmi!
Nje bote e tere luftoi kunder nazi-fashizmit pavaresisht ideve dhe idealeve. Tani nje pyetje kam per te gjithe “Nostalgjiket” e Ballit (te ashtequajturit Nacionaliste).
Kunder kujt luftuan keta “trima” sepse gjithe bota e luftoi Fashizmin po keta kunder kujt derdhen plumba??? “Nese kane derdhur qofte edhe nje plumb kunder pushtuesve” ti meritojne medaljet e Nishanit por problemi eshte se keta “Trima” nuk nxjerrin dot qofte edhe nje pushke kunder Nazisteve dhe kerkojne medalje. E kane patur pak edhe plumbin keta morrat e koteceve qe edhe sot e kesaj dite vijne ERA GLASE pule.
Pac fatin e Mehmetit o Marks-engels e te marrcin me vete ata 67 bujq myzeqare qe pushkatoi Mehmeti,se ti nuk e ke hallin tek Historia,por ti kerkon te justifikosh KRIMINELET,..
MEHMETI I KUJTOI NE DHJETOR 81,,ASHTU I KUJTOFSH DHE TI O MARINGLEN QE JUSTIFIKON MEHMETIN!
Ato ishin te pafajshem o komunistat e mutit shkofshi edhe ju si mehmeti bythqira dhe ky legen historian marks engels Lenin il vrit veten
dhe për ty të njëjtin urim o hënë e shuar!!
shkofsh si ata bashkpuntorë të nazistëve!!
Shoh ata ballista me dyfeke turqie,,gjithe gjithe cfare mund te prodhonte toka shqiptare.Komunizmi ne shqiperi mund te depertonte vetem ne forme hibridi kriminal,prandaj une nuk e quaj komunizem,ppor enverizem.Enveri vete nuk kuptonte komunizmin,as serbet qe e rekrutuan.Ata me instiktin kriminal antishqiptar,ky me cmiren sherret shejtan qe e karakterizonte,krijuan nje lemsh te zi djallezor,qe duke marre me vete djem e vajza perfundoi ne nje ortek qe goditi kete vend sa ende nuk po e merr veten.Enverizmi s`mund te merrte tjeter forme ne Shqiperi vec Haxhiqamilizmit.Islamizmi terrorist agresiv u shnderrua papritur ne Marxizem,qe per cudi e kuptoi i pari Babe Myslymi me Pezake,Peqin,Kavaje,Shijak,Dum baben!
E kuptoi dhe i biri shehut te Corrushit qe priu bandat e Haxhi Qamilit ne 1914 drejt Vlores.Te perbashket keto ndy Levizje kishin XHIHADIZMIN,Luften e Shenjte per
1-Internacionale do jete nota e re.
2-Islamike do jete bota e tere.Papes do t`i veme
callmen.
ENVER SHQIPOJA I MADH SA SHQIPËRIA !
Enver Hoxha he, t u n gj a t j e t a
sa t’ka shqiptarë e sa të jetë jeta !!!
Se, mos t’ishe Ti, o ZOTI SHQIPTAR
shumë e shumë shqipfolës SOT
-do kishin ecur n’uar e në këmbë
dhe do kishin hangër -vetëm DUSHK dhe BAR !
Ti, o Enver, shqipfolësit i bër SHQIPTAR dhe njerëz!!!
Ti, Enver -Shqipërinë – e bëre SHTET!
Mjaftoi nje Parathenie e Kadarese dhe vepra e plote e Mithat Frasherit balta qe u hodh mbi te ju kthye enver hoxhes dhe bandave partizane.
Mes rreshtave ndihet ngazellimi i Marenglenit qe paska gjet keto dokumentet e Wehrmachtit me te cilat ai provon bashkepunimin e ballisteve. Qe komunistet ishin gjakatare dhe vellavrases nuk ka nevoje ta provojme me krimin e kryer nga Mehmet Shehu.
Krimet e komunizmit jane me te shemtuara se ato te nazizmit, sipas studimeve.
Kasmi ka nje veshtrim te ngushte dhe tmerresisht subjektiv per historine.