Masakra e Matit/ Vrau 3 punonjës të Bashkisë, nis gjyqi për 51-vjeçarin

Elena Tase

Ka nisur gjyqi për vrasësin e trefishtë të punëtorëve të Bashkisë Mat me 11 tetor të vitit të kaluar. Kujtim Koxha, i cili vrau më 11 tetor të vitit të kaluar 2 punëtorë të bashkisë Mat dhe një bashkëfshatarin e tyre, ka dalë këtë të premte para togave të zeza të gjykatës së Matit për t’u njohur me dënimin e tij.

Seanca gjyqqsore ndaj Koxhës po gjykohet nga dy gjyqtarë të gjykatës së Matit dhe një i Dibrës. Burime nga organi i akuzës bënë të ditur se prokurori i çështjes do t’i kërkojë gjykatës dënimin maksimal, burgim të përjetshëm. Kujtojmë se Kujtim Koxha më 11 Tetor të vitit të kaluar është konfliktuar me punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve të Bashkisë Mat të cilët po rikonstruktonin rrugët e fshatit Shëlli.

Pas një konflikti verbal, mësohet se Koxha është larguar nga lokali i fshatit për tu rikthyer më pas me një armë automatik. Koxha hyri në lokal ku puntorët po drekonin duke zbrazur një karikatore automatiku. Si pasojë e të shtënave humbën jetën Erzen Aliaj dhe Mentor Hoxha, punëtor të bashkisë, si dhe Hamit Buci, banorë i fshatit Shëlli.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *