Masakra e Pukës, kapen në Greqi 2 vëllezërit Përmarkaj, u dënuan me burgim të përjetshëm

redaktor

Më shumë se dy vjet pas masakrës së Pukës që ndodhi për një vijë uji mes dy fiseve, janë arrestuar në Greqi 2 vëllezërit Përmarkaj, të cilët dy muaj më parë gjykata i dënoi në mungesë me burgim të përjetshëm si autorë. Mësohet se të arrestuarit janë vëllezërit Anton dhe Sokol Përmarkaj, për të cilët Interpol Tirana do të nisi edhe procedurat e ekstradimit. Dy vëllezërit akuzohen si autorët e masakrës së ndodhur më 29 qershor të vitit 2012, në fshatin Mardhnac të komunës Qelëz në Pukë. Në këtë ngjarje të rëndë që mori shkas për motive pronësie, mbetën të vrarë vëllezërit Paulin dhe Hilë Markaj, ndërsa u plagosën rëndë Tone Markaj, Angjelina Markaj (bashkëshortet e dy viktimave) dhe Alfons Markaj, nipi i Paulinit. Gjykata ka vendosur dënimin me burgim të përjetshëm për dy vëllezërit, ndërsa ka vendosur të dënojë me 25 vjet burg vëllanë tjetër të tyre, Bardhok Përmarkaj, në gjendje arresti, si dhe 23 vjet burg djalin e xhaxhait, Fran Përmarkaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *